TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Titullin "Mjeshtër i Madh", dy futbollistët, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini. Vëllezërit Ballgjini kanë dhënë kontribut në futbollin shqiptarë, teksa gjatë karrierës së tyre kanë veshur fanellën e Durrësit, Dinamos, Partizanin dhe Kombëtares sonë. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto duke bërë simbolin e shqiponjës, kreu i shteti vlerëson kontributin e dhënë në fushën e blertë, duke i cilësuar ata si model frymëzimi për brezat e rinj.
"Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e shkëlqyera, të arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportistëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me Titullin "Mjeshtër i Madh", dy futbollistë të spikatur, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini. Dy Ballgjinë për Shqipërinë, të cilët i kanë dhënë gjithçka futbollit tonë kombëtar, krenari për Durrësin, Dinamon, Partizanin dhe Kombëtaren tonë, model në fushën e blertë dhe jashtë saj", shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta
B.K./Shqiptarja.comKomente


Ato e meritojne dhe kam shum rrespekt per te dy.por qe ti dekuroje nje hajdut,turp per ket maskara president jo per ju legjenda.
Përgjigju