Meta dekoron Sabri Skënderin themeluesin e 'Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë'
Sabri Skënderi dhe Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne vlerësoi sot themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, me motivacionin:“Për humanizmin, sakrificat dhe devotshmërinë e treguar ndër vite në shërbim të shumë jetëve njerëzore; për punën e bërë për rritjen e nivelit profesional dhe standardit të kujdesit ndaj pacientëve, në krye të infermierëve shqiptarë”.
"Në vlerësim të humanizmit, sakrificave dhe devotshmërisë së treguar ndër vite në shërbim të shumë jetëve njerëzore, si edhe për punën e bërë për rritjen e nivelit profesional dhe standardit të kujdesit ndaj pacientëve, në krye të infermierëve shqiptarë, nderova sot me Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”, themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi.
Vlerësimi i tij, vjen sot edhe si një mesazh solidariteti, inkurajimi dhe mbështetje për të gjithë infermierët dhe mjekët shqiptarë, në përballjen e tyre me COVID-19, të cilët në kushtet e përkeqësimit dramatik të situatës, kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shtetit, për më shumë ilaçe, logjistikë mbrojtëse, ambiente dhe fonde mbështetëse.
Do të duhet një rillogaritje force, burime financiare dhe një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë.
Të gjitha kapacitetet dhe potencialet tona njerëzore, organizative dhe financiare, do të duhet të vihen në shërbim të tejkalimit të kësaj situate që po kolapson gradualisht sistemin tonë shëndetësor-shkruan Meta "
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
'Berisha bëri ballkonin foltore politike', Mentor Kikia: Të njëjtën gjë po bën me paraqitjen në SPAK! Gjuha ndaj prokurorëve 'autogol'
7 Janar, 13:58
-
Ilir Meta dëshmon mbi 2 orë për lobimin e SHBA-së! Nga 313-ta në SPAK përmes tunelit! Avokati: Ishte bashkëpunues, e sqarues
7 Janar, 10:50
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kryemadhi, nëna dhe mikja e saj Ema Çoku mbyllin gojën para prokurorëve
6 Janar, 14:22
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
O Presilesh po per ket temin ke rezervuar nonje dekorate?
Përgjigju