Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka "zbuluar" planin e opozitës në ditët në vijim, lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në muajin tetor.
Tre ditë përpara zgjedhjeve, presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve, datë e cila duket se ka gjetur dakordësi nga opozita, por vetëm kaq. Opozita takohet me presidentin vetëm në një pikë: zgjedhje të tjera, përtej 30 qershorit.
Ndryshe nga Mea, Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme më 13 tetor, në monitorimin e një qeverie tranzitore. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Mediu ka deklaruar se vendi po përjeton njëkohësisht 3 krizë të ndryshme, për të cilat përveç evidentimit ka paraqitur edhe zgjidhjen.
"Ne kemi kriza afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Kriza afatgjatë është kriza kushtetuese. Këtu duhet të fillojmë që të ngremë Shqipërinë shtet. Krizë afatmesme që zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi një parlament qesharak që duhet të largohet. Duhet të mundësohen zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në tetor që zhvillohen nga një qeverije kujdestare, për këto zgjedhje, por edhe për 15 vitet e ardhshme. Ky proces fars nuk mund të ndikojë në bashkitë e sotme. Duhet të ndalet dhe të bllokohet, për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në muajin tetor", tha Mediu.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar se në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, partia e tij nuk ka përfaqësues vetëm Klement Zguri që është njëkohësisht dhe kryetar, por edhe Denar Bibën. Ai ka hedhur akuza ndaj këtij të fundit, sipas së cilit është aty vetëm jo për shkak të meritës, por sepse nuk donin që ta linin pa punë.
"Kryetari i KQZ është zgjedhur me konsensus naga Parlamenti. Pastaj ka dy përfaqësues nga PS, dy nga PD-ja dhe dy nga partitë e tjera. Që Denar Biba të mos mbeste pa punë meqë ishte kryetar, në atë kohë u bë një truk dhe Biba mbeti si përfaqësues i PR-sa. Kjo histori qesharake vijon edhe sot", tha Mediu.
O ... fatmir mediu po Gërdecit si do ja bëjm o .... Ata që çove në botën tjetër po të çohen do tē të zën ty prej fyti e do të marin dhe ty aty se ti e meriton megjith të drdjtën e Hotit për ato që ke bër o ....
Përgjigju