3 ditë nga 30 qershori/ Meta dekreton 13 tetorin për zgjedhjet vendore!

TIRANE - Tre ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit të cilat i anuloi, këtë të enjte, Presidenti Ilir Meta, duke mos thënë asnjë fjalë për dekretin e 10 qershorit, doli para mediave me firmën e tij mbi një dekret të ri: Dokumenti që cakton 13 tetorin si datë të re të zgjedhjeve vendore të 2019-ës. Në një konferencë për mediat, që erdhi pas takimeve që kreu i shtetit pati sot në mëngjes me liderin demokrat Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili dhe aleatët e djathtë të tyre, Meta shpalli datën e re duke thënë dy arsyetime të forta sipas tij. E para lidhet me të ardhmen integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe e dyta me nevojën për zgjedhje gjithëpërfshirëse, që siç Meta u shpreh, nuk do të ketë asnjë bashki nga 61 të tilla që nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativë. Presidenti tha se zgjodhi datën 13 tetor, për të treguar sipas tij se do të jenë zgjedhje me standarde që do të ndikonin në vendimin e BE-së për çeljen e negociatave që pritet të merret më 17-18 tetor 2019.

Takimi që pati me Bashën këtë mëngjes, nuk i ka dhënë aspak sigurinë Metës nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Kujtojmë se për Bashën nuk ka qenë problem data e zgjedhjeve, por fakti që ato duhet të mbahen pa Edi Ramën kryeministër. Megjithatë, Meta tha se apeli i tij është për reflektim dhe pjesëmarrje të të gjitha palëve, por se nuk mund të detyrojë askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i menjëhershëm teksa e quajti një dekret nul dhe një datë të nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar, duke iu referuar kështu bashkëshortes së Metës, Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së. Meta iu përgjigj Ramës gjatë konferencës duke thënë se i ka ndarë gjithmonë çështjet familjare nga ato të shtetit: "E di vendin e Monikës dhe të Republikës", theksoi ai. Meta mohoi që vendimi i tij të lidhet me axhendën e opozitës, duke thënë se thirrja që ai ka ndaj kryeministrit nuk është si e opozitës, "Rama ik", por "Rama reflekto". Mbrëmë Meta i bëri ftesë Ramës ku i tha se e priste sot nga ora 5 e mëngjesit deri në 13 të drekës. Ai shfrytëzoi pikërisht refuzimin që kreu i qeverisë i bëri në takim, për të thënë se data e re ishte një vendim i detyruar. Megjithatë, Meta tha se ndodhet ende në Presidencë dhe se vijon ta presë Ramën për të reflektuar. Por edhe pse tha se kryeministri Rama nuk ishte në dijeni të këtij vendimi të cilin do ia bënte të ditur në takim, Meta shprehu një besim se kreu i qeverisë nuk do të mbajë zgjedhje më 30 qershor, të dielën, duke pranuar sipas tij dekretin e fundit, të datës13 tetor.

Presidenti Ilir Meta zhdrekretoi datën e zgjedhjeve por vendimi i tij është shpallur "nul" nga Kolegji Zgjedhor, e njohur ndryshe si Gjykata e zgjedhjeve. Në të njëjtën ditë kur Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore është zbuluar arsyetimi i plotë i Kolegjit Zgjedhor. Ky Kolegj me votë unanime të 5 gjyqtarëve, e ka quajtur të paligjshëm dekretin e dytë të Metës që anuloi zgjedhjet duke ligjëruar kështu 30 qershorin. Sipas Kolegjit Zgjedhor presidenti nuk ka të drejtë as për të vendosur datë të re.

Opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe ka paralajmëruar bllokimin e tyre. Shqiptarja.com zbardhi dokumentin që bashkitë e djathta i kanë dërguar KQZ-së dhe Policisë, duke i dhënë ultimatum që nga sot, të tërheqin materialet zgjedhore nga KZAZ-të dhe qendrat e votimit ose do t'i asgjësojnë, teksa lajmëruan protesta të përditshme pranë KZAZ-ve nga sot, 27 qershori, deri më 2 korrik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Meta: Vendimi i drejtë, mund të përballem me çdo gjykatë...vijoj të pres Ramën

I bindur që vendimi i tij për shtyrjen e zgjedhjeve është i duhuri. Ka qenë kjo fjala që është përsëritur më së shumti nga presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp. Për të përforcuar këtë qëndrim, kreu i shtetit tha se është i gatshëm që të përballet në çdo gjykatë që ka juridiksionin për ta gjykuar. Ndërkohë, theksoi se vijon të presë Ramën, që të reflektojë dhe të mos bëhet protagonist "i një të diele të ndarë".

"Vendimet që kam marrë janë në përgjegjësin time institucionale, kushtetuese, por edhe njerëzore. Jam i bindur që vendimet janë shumë të drejta në interes të vendit. (...)E kam marrë përgjegjësinë time, jam i gatshëm që të përgjigjem për këtë akt përpara çdo gjykate, brenda dhe jashtë vendit që ka juridiksionin ta gjykojë...deri në Hagë po të duan. Unë këtu jam, vazhdoj të jem edhe tani, e prita, e pres. Detyra ime të bëj gjithçka, nuk është axhendë e politikës të garantoj zgjedhje gjithë përfshirëve. Reflekto, ndryshe cenohen negociatat", tha Meta.

Ora 15:00
Meta: Doktorin e kam pikë të dobët, axhenda ime është 'Rama reflekto'

1561639302_meta15.jpg

Presidenti Ilir Meta tha se axhenda e tij është ndryshe nga ajo e opozitës, siç kryeministri Rama e akuzoi edhe sot duke thënë se me selia e opozitës është bërë presidenca. Meta tha se axhenda e tij është që edhe kryeministri të reflektojë dhe të shkohet në zgjedhje gjithëpërfshirëse.

"Axhenda ime nuk është as axhenda e doktorit,sepse unë nuk i them dot Saliu, e dini që e kam pikë të dobët, as axhenda e Lulit dhe e Monë. Aaxhenda me kryeministrin nuk është "Rama ik", por "Rama reflekto" .

I kam kërkuar Ramës, prej 6 vitesh për të qenë kryeministër i gjithë shqiptarëve dhe në drekën e fundit që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm midis të qenurit kryetar i PS-së dhe të qenurit kryeministër. Ai është edhe kryeministër edhe i atyre që protestojnë, janë edhe ata taksapagues të kësaj republike dhe të kësaj qeverie dhe ai nuk duhet ta harrojë. Nëse ai e bën këtë dallim mendoj që do jetë shumë mirë për të gjithë dhe përpara do të kemi një të diel të mirë dhe shpresëdhënëse për të gjithë", tha Meta.

Ora 14:57
A do të shkojë Rama drejt zgjedhjeve të 30 qershorit? Meta: Kujtoni se jam aq i pashpresë sa ai nuk do reflektoje?!

 

"Ju kujtoni që unë jam aq i pashpresë sa ai nuk do të reflektojë?"

Kështu u përgjigj Presidenti Ilir Meta sa i përket asaj se çfarë do të bëjë kryeministri Edi Rama, nëse do të këmbëngulë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, apo nëse do të vendosë që ato të zhvillohen më 13 tetor, siç Meta firmosi në dekret këtë të enjte, vetëm tre ditë para zgjedhjeve të së dielës. Me çfarë ai u shpreh la të kuptohet se kryeministri Edi Rama do të reflektojë. Megjithatë, teksa kreu i shtetit ishte në konferencë për media, kryeministri Rama reagoi duke e quajtur nul edhe këtë dekret. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk ekzistojnë më ligjërisht - theksoi Meta dhe nëse do të mbaheshin do të cënonin rrugën integruese të Shqipërisë.

Ora 14:54
Publikohet dekreti i shtyrjes së zgjedhjeve vendore më 13 tetor

Teksa mbante konferencën për mediat, në faqen e presidencës u botua dekreti i datës së re të zgjedhjeve vendore, jo më 30 qershori, por 13 tetori 2019.

Ora 14:47
Meta i përgjigjet Ramës: Tjetër gjë Monika e tjetër Republika! Nuk kam turp që jam burri i saj

Kreu i shtetit Ilir Meta tha se e priti kryeministrin Edi Rama në takim dhe se ka qenë i gatshëm në çdo orar për të biseduar me të. Presidenti shprehu keqardhje për reagimin e Ramës por tha se nuk do të humbas qetësinë. Presidenti tha se di ta ndajë anën familjare me atë shtetërore dhe institucionale. "Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika", tha Meta, duke thënë se nuk ka asnjë ndikim nga bashkëshortja e tij, kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila bashkë me PD-në i ka bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe këtë dekret të ri të presidentit Meta për 13 tetorin, kreu i qeverisë Edi Rama në një reagim të menjëhershëm që bëri e quajti nul këtë dekret dhe të "nxjerrë nga revolucioni imagjinar i filxhanit", duke ju referuar Kryemadhit.

"Synoja të dekurajoja përshkallëzimin e tensionit, kam që në 10 qershor që kam pritur në radhë të parë kryeministrin për të diskutuar për këtë mundësi që duhet t'i jepnim partive të opozitë pjesëmarrjen në zgjedhjet gjithëpërfshirëse. Unë nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, po jam këtu për të bërë maksimumi që të evitojmë një konflikt nga të gjitha anët. Dje në mbrëmje u detyrova që t'i kërkoja zyrtarisht dhe formalisht Ramës dhe Bashës një takim. Deri më tani për të marrë vendimin e një date të re ka qenë mungesa e reagimit nga ana e Ramës. Përgjigjja e tij ka qenë se ishte shumë i zënë me fushatë, por unë isha i gatshëm në çdo kohë për të diskutuar se për mua ka qenë më e rëndësishme paqja e vendit, imazhi i Shqipërisë, e ardhmja e vendit. Më vjen keq për reagimin e tij, por nuk do të humbasë asnjëherë qetësinë. Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, ai e di më mirë se kushto që di të ndajë anën personale, shoqërore dhe familjare me anën shtetërore dhe institucionale, për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika", tha Meta.

Ora 14:36
Meta cakton 13 tetorin për zgjedhjet vendore, shprehet nëse do të marrë pjesë Basha

A ka marrë garancinë e liderti demokrat Lulzim Basha se ai do të jetë në zgjedhjet e 13 tetorit që Meta dekretoi këtë të enjte, ai tha se nuk mund të detyrojë askënd të marrë pjesë pa vullnetin e tij në zgjedhje. Ai tha se detyra e tij si President është t'u japë mundësinë të gjitha palëve për të reflektuar për tu bërë pjesë e procesit. meta tha se duhet të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste, secila palë, dhe duke folur për një objektiv kombëtar i partive dhe shqiptarëve, anëtarësimi në BE, të gjithë sipas tij duhet të sillen në mënyrë evropiane për të marrë çeljen e negociatave më 18 tetor, 3-4 ditë pas zgjedhjeve vendore.

Ai tha se nuk do të ketë asnjë bashki pa kandidat alternativë.

Ora 14:33
Meta shpall datën e re të zgjedhjeve vendore 2019

Në një konferencë për mediat, Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore 2019. Sipas tij, data e re për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë 13 tetori 2019 dhe jo 30 qershori që është vetëm pas tre ditëve.

"Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse.  Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18", tha Meta

Ora 14:05
Takoi krerët e partive politike, Meta konferencë për shtyp në 14:30

1561386983_meta6595x450.jpg

Pas takimeve të njëpasnjëshme në Presidencë me kryetar të partive të djathta dhe të majta, përveç kryeministri Rama, kreu i shtetit Ilir Meta ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 14:30.

Ora 13:14
Ambasadorët e BE shkojnë në presidencë, takohen me Metën

Pas përfundimit të takimit me aleatët në zyrën e presidentit Ilir Meta kanë shkuar edhe ambasadorët. Në takim janë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të BE, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Ora 13:04
Shehi pas takimit me Metën: Do kemi një dekret për një datë të re zgjedhjesh (VIDEO)

Kreu i LZHK Dashamir Shehi foli në emër të aleatëve në përfundim të takimit me presidentin Ilir Meta. Shehi tha se në takim presidenti mbajti sërish qëndrimin se zgjedhjet nuk do bëhen më 30 qershor pasi kemi një dekret që i anulon ato. Ai tha se gjatë ditës mund të ketë një dekret për datën e zgjedhjeve.

"Presidenti ka një ide të tillë si ka qenë me kohë që zgjedhjet me datë 30 nuk bëhen sepse kemi një dekret të presidentit. Besoj se dekreti për datën e zgjedhjeve do të jetë gjatë ditës në vijim. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka. Situata e sotme afekton edhe problemin e zgjedhjes mes nesh dhe Maqedonisë. Besoj se nga pasditja ose nga darka do dalë një deklaratë. Mendimin tonë do të kemi një mendim unik me PD dhe aleatët e tjerë", tha Shehi.

Ora 12:25
Meta pret në takim shefen e KiE në Tiranë

Ditën e sotme, në presidencë në takim me kreun e shtetit Ilir Meta ka qenë Jutta Gützkow, shefe e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë. Mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë kriza aktuale politike në vend.

Ora 12:14
Një orë para përfundimit të afatit, aleatët e Bashës dhe Paskal Milo shkojnë në presidencë (VIDEO)

Nje orë para afatit të caktuar nga presidenti Ilir Meta për zhvilimin e takimeve me krerët e partive politike, në presidencë kanë mbërritur edhe aleatët e djathtë. Në takim me kreun e shtetit Ilir Meta kanë shkuar kreu i LZHK, Vangjel Dule kreu i PBDNJ, kreu i PAA Agron Duka dhe një përfaqësues i partisë Republikane. Meta shpërndau të njëjtën deklaratë si pas takimit me Bashën dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

"Në kuadër të konsultimeve për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim kryetarët dhe përfaqësuesit e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë" , shkruan Meta.

Pas përfundimit të këij takimi, në presidencë ka shkuar edhe kreu i PDS, Paskal Milo.

Ora 11:25
Pas takimit me Vasilin, Meta shpërndan të njëjtën deklaratë: Duhet sjellje europiane (VIDEO)

Pas përfundimit të takimit me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, presidenti Ilir Meta ka shpërndarë të njëjtjën thirrje si pas takimit me kreydemokratin Lulzim Basha.

Ai shkruan se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

"Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë", shkruan Meta.

Ora 10:30
Kryemadhi shmang takimin? Meta pret në presidencë Petrit Vasilin

Pas liderit demokrat, edhe ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili si përfaqësues i partisë së tij e cila drejtohet nga Monika Kryemadhi, ka mbërritur në presidencë për të zhvilluar në takim me kreun e shtetit Ilir Meta.

Ky i fundit ka njoftuar se do të jetë në presidencë deri në orën 13:00 për të pritur në takim krerët e partive politike. Gazetari i Report tv Elis Memelli raporton se në presidencë do të shkojnë edhe krerët e partive aleate të majta dhe të djathta.

Ora 09:53
Përfundon takimi me Bashën, Meta: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë

"Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë"! Kështu shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij të Facebook-ut, teksa publikon një foto nga takimi me kryedemokratin Basha, që zhvilloi mëngjesin e sotëm.

"Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë", shkruan Meta. 

Ora 09:46
Pamje brenda takimit/ Meta i ngrysur, Basha me një nënqeshje në fytyrë (VIDEO)

Takim i cili ka zgjatur rreth 20 minuta mes presidentit Ilit Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, në qendër të së cilës ka qenë kriza politike. Report Tv sjell pamje nga brenda takimit, aq minuta sa u është dhënë hapësirë kamerave të qëndrojnë. Teksa bëjnë përshëndetje e para, si në çdo fillim takimi, ajo që mund të vihet re është se presidenti Meta shfaqet i ngrysur në fytyrë, e ndërsa ndryshe nga ai, Basha ka një nënqeshje.

Ora 09:00
Basha mbërrin në presidencë në 09:00, takohet me presidentin Ilir Meta (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar festën e kreut të shtetit Ilir Meta për t'u takuar në presidencë. Ai ka mbërritur në orën 09:00 për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me presidentin Meta.

Ora 08:37
Meta mban fjalën/ Mbërrin në Presidencë që në orën 05:00 (FOTO)

Presidenti Ilir Meta, siç paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, ka mbërritur në Presidencë në orën 05:00. Ai ka deklaruar se do të qëndrojë aty deri në orën 13:00 për të pritur kryeministrin Edi Rama, e ndërsa kryedemokratin do ta takojë në orën 09:00.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qesh me lot: 27/06/2019 19:46

    ne fakt eshte per te qare me lot se bllokisti po e ben kushtetuten zhele kur i thot gruja kshu ai ashtu kur i thot gruja kunder ai kunder.o shqipetare mblidhni mendjen boll me me tradhetaret e kombit!!!DEGJONI ata qe na shpetuan nga copetimi !!dhe nuk do egzistonim sot si shtet!!! USA DHE VETEM USA degjoni AMERIKEN NE DATEN 30 TE GJITHE PER ZGJEDHJE PIK hajdutat me bllok ne dore te behen gati per ne burg.u sos durimi i shqipetareve

    Përgjigju
  • Cfare na gjeti: 27/06/2019 18:26

    Likja ka bere dhe gjera te mira,edi brekushja po bene teater me Liken dhe Saliun ne kurriz te shqiptareve si gjithmone

    Përgjigju
  • Filxhani: 27/06/2019 18:24

    A sduhet te bente njeher cdekretimin e cdekretimit te dekretit qe dekretoi?!

    Përgjigju
  • Dordomusi: 27/06/2019 17:34

    Nga gjithe kjo corbe e gatuar nga marreveshje nentokesore e bajlozeve do ta haj vetem Lali eri...pike e zez gjithe kjo lufte per te zhduk lalin nga politika...

    Përgjigju
  • Shqipetari: 27/06/2019 17:17

    Zoti Meta, Neni 1 pika 1 i kushtetutes se Shqiperise: Shqipëria është republikë parlamentare. Pika 3 thote: Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike. Cfar kushtetute keni lezuar Zoti Meta?

    Përgjigju
    • ...: 27/06/2019 18:25

      Filxhanin

  • Pufi: 27/06/2019 17:01

    Te zente kanceri ne gryke,se ne shpirt te ka zene me kohe

    Përgjigju
  • HELP: 27/06/2019 16:48

    Psikopat 2.0

    Përgjigju
  • Xxx: 27/06/2019 16:27

    Keta maloket qe vihen presidenta vetem per te shkaterruar vendin jane sala pruri 97 ky meta donte te bente nje rremuje tjeter me keq se 97ta si deklaroi dhe e shoqja fallxhorja ky plan eshte pregatitur me kohe vetem per interesat e tyre personale per te mbrojtur pasurin

    Përgjigju
  • Kometa 001: 27/06/2019 16:24

    Argumentat e Kolegjit Zgjedhor qe e bejne nul Dekretin e dyte sherbejne edhe per te tretin. Keshtu qe perseri KQZ do ta konsideroje te pavlefshem, nese jo shkelin ligjin duke zbatuar nje akt qe s'prodhon asnje efekt. Dekreti i fundit ka vetem efekt politik, per te mbajtur ndezur e justifikuar aksionin opozitare.

    Përgjigju
  • HIV HOAX: 27/06/2019 16:20

    LEGEN KRIMINEL!!!

    Përgjigju
  • Hallexhiu: 27/06/2019 15:58

    O hallexhi. Gjithnje e me i izoluar po ngelesh. Nuk ta var teneqen me njeri. Po mos te ishe hajdut ordiner e i lige, do me vinte pak keq per ty. Po degjon celsat e biruces tani e nuk di ku ta plasesh koken.

    Përgjigju
  • Lleshi: 27/06/2019 15:47

    Une doja qe “ky President yne “ kete qe beri sot duhet ra kishte bere qew kur PD dorzoi mandatin se ajo diheshte qe gjerat Dow vinin ketu ,apo po talleni me popullin gjithe kjo fushate .letrat EE votimeve etj etj me oarate e ketuj populli eshte turp EE late fukara popullin dhe jeni pasuruar vete turp zoti President. Te gjitha gjerat vetem per karrike behen jo per gje tjeter f....in

    Përgjigju
  • Ike, plaku Mere!: 27/06/2019 15:42

    Ti je nxitesi i djegies se mandateve! Ti bashke me Berishen; (ate idiotin me floke te lepire nuk e llogaris fare!) Sikur te kishe dashur, ti do te kishe shpallur nje date te re zgjedhjesh me kohe por ke pritur deri ne fund me shprese se do te shkaktohen rremuja ne vend. Tashti qe u perballe me reagimin e USA dhe te BE, do qe te dalesh palagur. Ti nuk je i paanshem sepse ke konflikt interesi.Ne fillim nuk doje zgjedhje, tashti do zgjedhje kur te do bytha ty!

    Përgjigju
  • BREKET E SHEJTANIT: 27/06/2019 15:35

    Mos u merzisni! Deri ne darke, Iliri do ta nderroje prap daten e votimeve: date e re do te caktohet "Dita e Ashures"

    Përgjigju
  • Ilo: 27/06/2019 15:25

    Haxhi Qamili i II ti beje zgjedhjet me 13 tetor me te jemen e Monen, plehre e percau popullin shkeli te gjitha normat baze te kushtetutes, jo vetem president jo e jo por ky e ka pak burgun.

    Përgjigju
  • redi: 27/06/2019 15:22

    Vazhdo me perfaqsimin e opozites ne presidence.Ti nuk ke faj por Rama me negalomanine e vet na ka dhene dhe aktir politik si ju. Faji i Rames filloi me Lalzin qe beri aleancen me fatkeqe te qeverisjes shqiptare.Kyshtetuesja do vertetoj antikushtetushmerine tuaj.KQZ ka vetem nje date dhe kjo eshte firmosur nga presidenti LSI Meta qe vazhdon me dobesine qe ka per Saliun.Vazhdo se dita ku do japesh llogari para drejtesise po vjen

    Përgjigju
  • Chicago: 27/06/2019 15:15

    Shume turp per president pse nuk i mblodhi kur filluan demostrat monika po tani do te bej pushimet pastaj po ky eshte me plote gojen nje krejzi

    Përgjigju
  • Emigrati: 27/06/2019 15:14

    Amerikan ta ka len flete e arresti ne zyre o hajdut i poshter. U Mundo e ta coje ne lufte civili ket populli por sarrite dot o PRESIDENT

    Përgjigju
  • Like: 27/06/2019 15:11

    Like e ke bere balte,like floriri!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ehhhh: 27/06/2019 15:10

    Kush i tha partive te mos hyjne ne zgjedhje, vet iken. Ja i shtyme keto leket qe jan shpenzuar kush do i paguaj. Dhe ja ne tetor sikur mos te hyn prap ne zgjedhje keta, ose rama thot jo nuk hy ne zgjedhje se kam shumicen e bashkive si i behet kesaj pune

    Përgjigju
  • Tirona: 27/06/2019 15:09

    Nuk quhet se harroi me bo shqiponjen

    Përgjigju
  • Vlora: 27/06/2019 14:56

    Sipas ketij palacos tani do anullojne rezervimet turistet deri ne tetor ... ptutuut ttt fare e keqe

    Përgjigju
  • CaBone: 27/06/2019 14:56

    Pirdh Pirdh se Lerohesh i thon ati muabeti. Sa ko...qe jeni me ne keye Nardin e Vangjelin. Rama ik perpara dhe shtypi shushunjat vampire.

    Përgjigju
  • LORA: 27/06/2019 14:47

    Burrin e rrugaces me nje cizme,nuk e ze gushti 2019 ne fronin presidencial.

    Përgjigju
  • Mire: 27/06/2019 14:35

    Daten tregoja mones jo popullin

    Përgjigju
  • daja: 27/06/2019 14:16

    O like je i marre fund,sa here e ke vene me Edi Ramen hunin ne bythe ke marre,mos u lodh me kot me kete corbe qe ke bere bashke me Saliun,se nuk e ke te gjate ne ate zyre.

    Përgjigju
  • Pufi: 27/06/2019 14:09

    Ky palo president e ka pak burgun!

    Përgjigju
  • nalt madhnija: 27/06/2019 14:02

    Berisha iua la doppio gjashten ne dore Bashes dhe Metes e shkoi per pushime qe t'i shohe nga televizori. Meta ka humbur kontrollin e situates dhe po nxjerre dekrete si dikur letrat me vlere, me te cilat mund te blije nje pilaf me qebabe. Le t'i haje vete qebabet.

    Përgjigju
  • toni: 27/06/2019 13:32

    ne daten e re le te votoj pd lsi ne ndonje qebaptore o kryetar i lzhk parti ku antar i vetem eshte kazani i rakis

    Përgjigju
  • Kometa 001: 27/06/2019 12:32

    Komandanti therret ushtaret dhe pasi u tregon planin i pyet nese jane dakord. Ata i pergjigjen njezeri: "Pooooo Z. Komandant, te pacim sa malet"!

    Përgjigju
  • Vlonjati djali lushnjarit: 27/06/2019 11:05

    Shyqyr qe me ne fund dikujt ja ka prere mendja dhe shqiponjen ne flamur e ka kthyer nga perendimi..

    Përgjigju
  • selvia: 27/06/2019 10:44

    Ske pse e therret Edin o Ilir FLORIRI, thirr Lulen dhe Mona KRYEK qe duan lufte..... Ta mblodhen nderkombetaret o hajdut....

    Përgjigju
  • Populli: 27/06/2019 10:40

    Nuk e ze gjumi qyqarin per corben qe gatoi me Saliun,ate qe gatuat hajeni tani e ju befte mire.

    Përgjigju
  • donela: 27/06/2019 10:39

    Po si vajti Lulzimi tek Likja,si do ulej me Edi Ramen ky dordolec,ky mashtrues qe vetem genjen nuk ka negociata me Edi Ramen !!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Alboz: 27/06/2019 10:33

    20 minuta as për përshëndetje nuk del koha, e jo më që të flisni për krizën politike që ju shkaktuat. Numuroni ditët o kriminela... tik tak tik tak...

    Përgjigju
  • toni: 27/06/2019 10:29

    per 20 minuta e shikon filxhanin,doktoresha

    Përgjigju
  • Ton Ton: 27/06/2019 10:27

    Ue nça derezheje presidenca. Duket si shpi publike në Italinë e viteve 30.

    Përgjigju
  • Like-komedi: 27/06/2019 09:56

    Çfare komedie. Per vetem 20 minuta u morren vesh, langaraqet e politikes. ahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Mona: 27/06/2019 09:49

    Ai pin kafet keto? Apo e kane pasur me raki siç duket deri sa po vonohen.

    Përgjigju
  • Naimi: 27/06/2019 09:46

    Po Aleksander Karpushini a ka qene ne takim me Bashen si udheheqesi i opozites rrugore?

    Përgjigju
  • Nasi: 27/06/2019 09:44

    Te del gjumi shpejt nga emocionet e largimit nga presidenca. Shijoje ate vend edhe per pak dite! Sa po vuan o President i opozites se bashkuar!

    Përgjigju
  • shpata: 27/06/2019 09:24

    Po tregon se po punon, te shpetoje nga shkarkimi!! Kemi 'president qe vete pune ora 5!! Si ne te shkretet ne kohen e Enverit!! Humor Mete!!

    Përgjigju
  • CapaCuli: 27/06/2019 09:19

    E hengri njeher Rama kete corbe ne vitin 2017. Nuk e ha me tani.

    Përgjigju
  • Berat: 27/06/2019 08:54

    Normal qe do e pranoj ftesen ky servil i sales hyyyy rac e keqe

    Përgjigju
  • Kometa 001: 27/06/2019 08:39

    Po gatuhet Dekreti per nje date tjeter per zgjedhjet lokale. Hajde merre vesh pastaj cfare pasojash do te kete!

    Përgjigju
  • adamo311: 27/06/2019 05:27

    POSHTE KRIMINELET, te c`fardo grupimi politik!!!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 00:44

    Presidenti Meta don te marri me patjeter protagonizmin e politikes tani ne nje pike ku Rama eshte ne maksimumin e trendit politik

    Përgjigju
  • Cubi: 26/06/2019 23:39

    Ku ka moral ky te thirr takime.!!!!!!!! Ky veproi sic i tha ndoka me medium.Tani te mari edhe lulin me monen dhe ta vazhdoj mbledhjen me i ven zjarrin shqiperis.

    Përgjigju
  • Cubi: 26/06/2019 23:35

    Ku i ka ngelur moral e ketij te organizoj takime!!!!!!!!!!!!!!! Ky i pa moral beri sic i tha ndoka me fatmir medium,tani thot ju pres neser.uf te shpifur.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 26/06/2019 22:57

    I ziu Like,qe ka dite qe rri pa gjume dhe nuk gjen qetesi per gjithcka ka katranosur…

    Përgjigju
  • realpd: 26/06/2019 22:54

    Po supozojm qe Edi e pranoj ftesen, po ky luli qe kendon nga mengjesi deri ne dark qe nuk do ket bisedime me Edi Ramen presiden si do ja bej? Si gjithmon thot nje gje dhe ben nje tjeter. Zhgenjim!

    Përgjigju
  • toni: 26/06/2019 22:33

    lulush shko qe ne oren 04 te pini kafen me fallxhoren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?