Meta dekreton kredinë nga FMN dhe shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin

Presidenti  i vendit Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ për shtyrjen e afateve për parapagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin për disa kategori biznesesh.

Për presidentin Meta, ky akt normativ adreson problemet e bizneseve në vend dhe i mbështet ato në drejtim të administrimit të likuiditetit, në situatën e pandemisë. Ndër të tjera presidenti ka argumentuar se ky akt normativ ishte i nevojshëm veçanërisht për bizneset e vogla me qarkullim nën 14 milionë lekë.

Biznesi i vogël me xhiro nga 0-14 milionë lekë nuk do të paguajë Tatimin e Thjeshtuar për vitin 2020, në vlerën e 5%. Po ashtu i janë shtyrë nëpërmjet aktit normativ këstet e parapagimit bizneseve në sektorin e turizmit, call centerave dhe ndërmarrjeve të prodhimit nga periudha prill-dhjetor 2020 për në prill-dhjetor 2021.

Po ashtu është shtyrë edhe afati i dorëzimit deklaratës individuale vjetore të ardhurave të vitit 2019 për individët që realizuan më shumë se 2 milionë lekë të reja të ardhura gjatë vitit të nga 30 prilli është shtyrë brenda datës 31 korrik.

Ndërsa sa i takon bizneseve të tjera të mëdha ato do të vazhdojnë të paguajnë këstet e tatimit mbi fitimin në muajin tetor 2020, për këstin e katërt pasi për të dytin dhe të tretin janë shtyrë për në periudhën prill-shtator 2021.

Nga ky akt normativ nuk do të përfitojnë subjektet bankare, ato të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, pasi aktiviteti i tyre ka vijuar normalisht.

Ligji i dytë lidhet me huamarrjen 174 mln euro nga FMN-ja në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.

"Dekretimin e ligjit nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19" thotë Presidenca.

Lajmi në përditësim....

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat