Meta dekreton marrëveshjen me ‘COVAX’ për blerjen e vaksinës anti-COVID! Apel qeverisë: Bëj çdo përpjekje për të garantuar mbulimin për të gjithë popullatën

Meta dekreton marrëveshjen me ‘COVAX’ për blerjen e vaksinës anti-COVID! Apel qeverisë: Bëj çdo përpjekje për të garantuar mbulimin për të gjithë popullatën

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti-COVID, duke e quajtur këtë një hap me rëndësi për masat që merr shteti në luftën kundër pandemisë.

Ndërkaq i ka bërë një apel qeverisë që të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim.

"Presidenti Ilir Meta, ka shpallur me Dekret, ligjin nr. 134/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility)”. Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.

Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i  mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie. Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim", thotë presidenca.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti usa: 11/11/2020 22:55

    haha muti i kombit meta apo metaj ilir pseudenimi ari i verdhe te fala nga emigrani

    Përgjigju
  • Tirona: 11/11/2020 16:53

    Na ka humbur nje Bretkoce , ka disa dite qe e kerkojme dhe nuk po e gjejme, gojet e liga thone se e ka kap Korona Virusi dhe per tu sheruar ka shkuar per kurim jashte shtetit, po gojat e liga thone se pritet arestimi i saj se ka perhapur me dashje virusin tek qytetaret e tjere qe mblidheshin rreth saj.

    Përgjigju
  • Zjarr Berati,zjarr Berati: 11/11/2020 16:47

    Hahahaha

    Përgjigju
  • O tej: 11/11/2020 13:52

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë