TIRANE - Ilir Meta do të largohet nga politika në momentin që popullit shqiptar do i rikthehet e drejta për të vendosur me referendum për çështjet kombëtare, por edhe lokale. Kreu i shtetit në një deklaratë nga Presidenca mbrëmjen e sotme u shpreh se 21 vite më parë u vendos në kushtetutë që populli ka të drejtë që të vendosë me referendum, por ai akuzoi se klasa politike, ku edhe ai ka qenë edhe është pjesë prej 30 viteve, ua ka mohuar qëllimisht shqiptarëve ligjin për këtë të drejtë.  Koha e partive përfundoi, dhe tani do të nisë epoka e referendumit, vijoi më tej ai duke theksuar se lëvizja për të arritur qëllimin do të nisë më 8 dhjetor.

Meta u shpreh se në 8 dhjetor do të pranojë në shesh cilindo person që do të vijë, por me një kusht, të kenë me vete flamurin kombëtar dhe jo atë të partive. Ai paralajmëroi rezistencë të fortë se nuk do të largohet nga sheshi deri kur parlamenti me 'dele deputetët' sikur i cilësoi ai të miratojë ligjin për referendumet. Presidenti sqaroi se kjo nuk do të thotë se do të kemi një tjetër 'çadër' si ajo e opozitës në 2017, por lëvizja do të zhvendoset në cdo qytet të vendit. Ai kërkoi që edhe shqiptarët të bashkohen në rezistencën që ai do të nisë dhe jo t'ia mbathin nga sytë këmbët.

Dje PS-ja mori në konsideratë një nismë për ndryshimet ligjore për të rishikuar betimin në Presidencë të anëtarëve të SPAK-ut pas ngërçit me Kushtetuesen, por Meta sonte iu përgjigj duke thënë se është gati për rishikimin e kompetencave të tij, por vetëm përms referendumit. Cështje të tjera që mund të shtrohen sipas tij janë edhe reforma zgjedhore, ngërçi i fundit kushtetues, por edhe cështje lokale si HEC-i në Vjosë.

Pretendimi i Presidentit Ilir Meta se në Shqipëri nuk mund të zhvillohet referendum për mungesën e një ligji nuk është i vërtetë. Referendumi në Shqipëri është plotësisht i realizueshëm. Rasti i fundit ka qenë në vitin 2013, kur është organizuar referendumi kundër ligjit për importin e mbetjeve, që nuk u realizua vetëm pse qeveria ndërkohë i kishte shfuqizuar nenet e kundërshtuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Meta: Kur të rikthej referendumin do të largohem nga politika dhe do iki për rafting

Presidenti Ilir Meta u shpreh se në 8 dhjetor fillon një lëvizje e re, një Dhjetor i dytë që nuk do të përfundojë deri kur populli të fitojë të drejtën për të vendosur me referendum. Në momentin që do të arrijë këtë qëllim, që Meta tha se e ka mision, do të largohet nga politika.

"Po kthehem aty ku është kryefjala e aktivitetit tim si president i republikës deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë, përmes një dhjetori të dytë të demokracisë së drejtpërdrejt, referendumit. Populli në kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur në kushtetutë, referendumin në nenin 150. Pse në republikën e Shqipërisë edhe pse populli vendosi me referendum nuk kemi asnjë referendum, pasi politika e ka bllokuar qëllimisht, sikur e ka urdhëruar kushtetuta. Ndaj edhe unë si President kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për të gjetur rrugën e dialogut dhe kësaj loje kukafshehti që po tmerron shqiptarët.

Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki deri kur të kthejmë të drejtën për referendum, që të detyrojmë parlamentin të zbatojë këtë detyrim. E vetmja rrugë për një të ardhme të mirë, pasi kjo klasë politike është e pashpresë, prandaj duhet ushtruar demokracia e drejtpërdrejt. Kështu që kjo është e vetmja rrugë demokratike që shpëton Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë me shqiptarë, se Shqipëri pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Referendum për cdo gjë. Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve. Populli shqiptar nuk zgjedh deputetë, dialog nuk ka, asgjë nuk ka. Populli ka detyrë të mos ikë nga sytë këmbët, të zbatohet e drejta për referendum. Unë e shikoj si mision dhe kur do i rikthej këtë mundësi do të largohem nga politika dhe nga Tirana, jo jashtë shtetit, por për rafting. E kam këtë mision, që popullit t'ia kursejmë këtë tallje. Tani zgjidhja është vetëm referendumi nuk ka zgjidhje tjetër në Shqipëri. Mos mbani shpresat te askush. Cdo gjë tjetër është të humbisni kohë dhe që vendi bie në greminë.

Kjo nuk do të thotë se mitingu i 8 dhjetorit do të jetë pa mbarim dhe do të vazhdojë një javë. Kjo do të thotë se në të gjitha sheshet e Shqipërisë kudo do të komunikojmë me popullin. Nga sot Presidenti është palë me popullin dhe referendumin dhe do të bëjë çdo gjë derisa populli të marrë në dorë fatin e tij përmes referendumi në mënyrë që populli shqiptar të mos mbetet më në mëshirën e partive dhe të mos jetë më viktimë e lojërave të partive. Përkundrazi, të jenë partitë nën presionin e popullit shqiptar dhe ti nënshtrohen  vullnetit të popullit shqiptar" tha ai.

Ora 19:12
Meta: Referendum nëse duan të më heqin kompetencat

Dje PS-ja mori në konsideratë një nismë për ndryshimet ligjore për të rishikuar betimin në Presidencë të anëtarëve të SPAK-ut pas ngërçit me Kushtetuesen, por Meta sonte iu përgjigj duke thënë se është gati për rishikimin e kompetencave të tij, por vetëm përms referendumit. Cështje të tjera që mund të shtrohen sipas tij janë edhe reforma zgjedhore, ngërçi i fundit kushtetues, por edhe cështje lokale si HEC-i në Vjosë.

"Partitë dështuan. Shikoni dele parlamentin nuk mund të vijohet më kështu. Nuk mund të jetë sistem demokrat. Shqipëria po shkon tatëpjetë. Do i japim mundësi popullit të bëjë zgjidhjet dhe do të ndajë cështjet që do të hidhen në referendum me votë. Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët. Populli të shprehet nëse deputetët të zgjidhen nga populli apo partitë, presidenti të zgjidhet nga parlamenti apo të zgjidhet  nga populli, që t'u thotë skam detyrim ndaj askujt. Zgjidhje për situatën aktuale, një debat për Kushtetuesen, hajde të shkojmë në popull në referendum.

Kushtetuta thotë se një ligj i vecantë mund të shtrohet në referendum. Ata thonë se kanë rezolutën dhe nuk njohin betimin te Presidenti për anëtarin e Kushtueses. Të shkojmë në popull, jeni me rezolutën e Kuvendit apo dekretin e Presidentit? Ata thonë se presidenti po pengon ndryshimet në drejtësi, referendum për heqjen e kompetencave të presidentit, propozojeni dhe hajde dalim në referendum. Jo vetëm për ceshtje të tilla, por edhe lokale, duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Le të votojnë njerëzit Ligji duhet të ishte bërë para 20 viteve, por edhe penguar" tha ai.

Ora 19:12
Akuzat e reja për shkarkimin e tij për ratin Xhaferllari? Meta: S'jam i shqetësuar nga dele deputetët

Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri e pyeti Presidentin se cili është qëndrimi i tij për shkresën e re të PS-së drejtuar Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, ku shton edhe akuzat për ngërçin në Kushtetuese në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit. Meta fyeu deputetët duke i cilësuar dele dhe se i ka duruar shumë.

"Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur, me dele deputetët presidenti nuk ka asnjë shqetësim i ka respektuar më shumë sesa duhet. Në 8 dhjetor të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë me flamur partie. Presidenti ka vetëm një raport tani me popullin shqiptar. Kaq! Edhe të gjithë atje në 8 dhjetor, në orën 12:00" tha ai.

Ora 19:08
Meta: Koha e partive përfundoi, do nisë epoka e Referendumit, më 8 dhjetor zbuloj pyetjen

"Epoka e partive përfundoi, do të nisë epoka e Referendumit". Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në prononcimin e tij për mediat. Ai tha se në datën 8 dhjetor do të zbulojë se cila do të jetë pyetja në referendum. Kreu i shtetit tha se e gjitha kjo nuk bëhet vetëm për situatën konkrete, por për t'i dhënë popullit një të drejtë që sipas tij kjo klasë politike ua ka mohuar popullit deri më tani. Për Metën referendumi do t'i japë fund të gjitha çështjeve që kanë ngjallur debat mes palëve politike dhe që në fund do të jetë populli që do të thotë fjalën e tij!

"Unë u bëra të qartë që me 8 dhjetor do të fillojnë një lëvizje e dytë dhe nuk do të përfundoj deri sa të ketë të drejtën për referendum, që kjo klasë politke ka përfunduar. Nuk do të thotë që do të jetë pambarim, do të vazhdojë një javë, por në javët në vijim do të jetë në takim me popullin.

Do të bëjmë gjithçka dri sa të marrim referendumit, që populli të mos jetë më lodër e partive politike. Nëse do të bëjnë një ligj që cenon interesat publike, populli shqiptar do t'i përgjigjet me referendum. Në datën 8 dhjetor do të japë një platformë të qartë, epoka e partive përfundoi. Nuk mund të bashkohen për interesin publik apo interesin kombëtar. Shqipëria të hyjë në epokën e referendumit, kjo klasë politike dështoi të qeverisin vendin", tha Meta.