'8 dhjetori i dytë nga Meta'/ Majko: Presidenti duhet të ulë palët në tavolinë, jo të bëjë tubime! Deklaratë e paprecedentë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko e ka quajtur të paprecedentë thirrjen e presidentit Meta për të dalë në tubim më 8 dhjetor. Ndër të tjera Majko ka deklaruar se Presidentit Meta i duhet të ulë palët në tavolinë për dialog dhe jo të bëhet palë e të bëjë mitingje.

Majko ka shtuar se tashmë nuk është koha për tubime dhe se '8 dhjetori' i takon një situate të caktuar politike.

" Nuk është koha për tubime, 8 dhjetori i takon një situate të caktuar. Presidenti i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë. Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë." tha Majko.

Presidenti Meta pretendon të risjellë në 8 dhjetor 2019 tubimin mbarëpopullor, të ashtuquajturën "Lëvizja e Dhjetorit 1990" në Shqipëri që solli pluralizmin politik, ndryshoi sistemin duke i dhënë fund një epoke 46-vjeçare.

Ditën e djeshme Meta paralajmëroi të mbajë një tubim në "Sheshin Demokracia" në Qytet Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve '90. Sipas pretendimeve të Metës, që konfirmohet nga zëdhënësi i tij , Tedi Blushi ky "tubim mbarëpopullor synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!"

Me ftesën për tubim, kreu i shtetit qartazi tashmë ka dalë hapur me flamurin e opozitës, ku edhe më herët, gjatë takimeve konsultative që nisi për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, presidenti foli me gjuhën e opozitës jashtëparlamentare kur mbështeti qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lënë të kuptohet  se ai nuk do t'i bashkohet duke thënë se ky është një dialog i kreut të shtetit me qytetarët, e ndërsa ai do të vijojë "Rrugëtimin e tij për Shqipërinë".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 25/11/2019 17:38

    Lere ta beje qe ti dalin tere pislleqet ,pa shkuar brenda te gjithe Pislleqet e ketije Hardhucke qe levis koken si derr Unc Dhe besoj Populli do ta ndihmoje se Meta i ka marre fitimet nga Kompanite dhe firma te ndryshme dhe Florite i kishte lene Enveri dhe i mori Meta Kapterri , Ky ka mundesi nese nuk i lejohen tubimet qe ti prese ne Shtepine buze Detit .Ka aq toke te mbjella me peme dhe Lulishte dhe VC ,Nevojtori si themi nuk ke nevoje te presesh rrallen ne LALEZ Ishem Fallxhorja e tije madje i ben Kafe culitdo ,dhe i hedh fall . Nese do isha atje do tia vizitoja ate shtepi Luksoze qe te mahni Ka punuar me turne ne Kooperativen e Skraparit . Oh Popull Populli thote Nje budalla hedh nje gure ne pus ,Njeqind te mencur se nxjerrin dot Provojeni se mos tia nxjerrim . Oh Popull sna u hoqen Mizat e Kalit MALLKUAR QOFSHIN KUSH E VUNI KETE kELYSH kOMUNIZMI ,MBAS SHUME GRABITJEVE QE BERI KUNDER pOPULLIT ,SOT I BEN THIRRJE SI NAIV ,SE RRESPEKTON KUSHTETUTEN DHE DEMOKRACINE ,Nese kjo Democracy kerkon te ndertohet nga keto pushta Komunista FLAKA LE TI BJERE GJITHE BOTES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari