Dita e Europës/ Përse festohet më 9 maj? Soreca: Të rinjtë bëhen pjesë e politikë-bërjes

Dita e Europës/ Përse festohet më 9 maj? Soreca: Të rinjtë bëhen pjesë e politikë-bërjes

Dita e Europës tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Europës”.

Në kuadër të javës Europiane, në Shqipëri janë organizuar një sër aktivitetesh të ndryshme, si dhe nuk kanë munguar as urimet e krerëve të shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Ruçi: Për integrimin Shqipëria i ka bërë 'detyrat e shtëpisë', vlerë e shtuar e BE

Kryetari i Kuvendit Ruçi ka dhënë një mesazh në ditën e Europës. Ai tha se Shqipëria do të ishte një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian, e ndërsa ka theksuar se vendi i ka bërë "detyrat" e shtëpisë për t'u integruar në këtë union.

"Themelet e Europës, liria, antifashizmi, solidariteti.Shqipëria me rrënjë në qytetërimin europian. Europa e vlerave, destinacioni ynë i natyrshëm. Shqipëria, vlerë e shtuar e BE. Për integrimin, “detyrat e shtëpisë” të realizuara", tha Ruçi.

Ora 11:54
Ambasadori i Austrisë thirrje të rinjve: Mos mendoni vetëm të emigroni (VIDEO)

I pranishëm në aktivitetin me Sorecën, në kuadër të ditës Europiane, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler u ka bërë thirrje të rinjve që mos të mendojnë vetëm emigracionin, por për mënyrën se si mund të përmirësojnë vendin. Ai vuri theksin se Shqipëria është një vend i bekuar dhe se ka nevojë që të rinjtë të mendojnë se si mund ta përmirësojnë më tepë vendin e tyre.

"Nuk ka organizime nga të rinjtë. Qarkullim elitash në Shqipëri nuk ka. Mos mendoni thjesht të emigroni, por si mund të përmirësoni këto gjëra që keni. Shqipëria është vend i bekuar. Keni potencial të madh", u shpreh Sattler.

Ora 11:50
Soreca: Çështjet e të rinjve të bëhen pjesë e politik-bërjes (VIDEO)

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa të rinj shqiptarë, në kuadër të javës Europiane. Në fjalën e tij, Soreca ka theksuar se pjesa më e madhe e aktiviteteve janë dedikuar të rinjve, për shkak se 40% e popullsisë shqiptare është nën moshën 25 vjeç. Ai ka ftuar të rinjtë që të ngrenë zërin për çështjet e tyre, që më pas të bëhen pjesë e politik-bërjes.

"Shifrat flasin vetë. 40% nën 25 vjeç; 25% nën moshën 15 vjeç. Prandaj jemi përqendruar tek të rinjtë. E kemi përgatitur këtë javë se donim që të bënim një sërë organizimesh që të dëgjonim mendimet tuaja për BE dhe integrimin, por edhe sesi ju jepni kontributin që Shqipëria të përmirësohet. Një nga mesazhet është që të sigurohemi, jo vetëm nevojat tuaja elementare, por edhe zëri juaj të dëgjohet. Sot do të fillojmë një proces që të kemi një dialog të strukturuar me njëri-tjetrin. Thjesht duam të mbështesim atë strukturë që zëri juaj të dëgjohet. Është takimi i parë, jo i fundit. Shoh shumë të rinj dhe jam shumë i kënaqur që jeni këtu. Integrimi europian, veçanërisht për të rinjtë. Sapo ka lancuar një stategji të re për rininë", u shpreh Soreca.

Ora 10:54
Kryemadhi: BE e realizuar kur Ballkani të jetë pjesë e saj

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në ditën e Europës, shkruan se Bashkimi Europian do të jetë i plotësuar kur Ballkani të jetë pjesë e tij. Në postimin në Facebook, Kryemadhi e ka cilësuar 9 majin si një ditë force për Shqipërinë në rrugëtimin e saj në Europë.

"9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit. Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane! Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane", shkruan Kryemadhi.

Ora 09:34
Klajda Gjosha: Europa t’i rikthehet historisë, ditë shpresë për brezat e ardhshëm

Në ditën e Europës, ish- ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zgjedhur të pëçoi një mesazh të rëndësishëm lidhur me ekzistencën e këtij unioni si dhe rëndësinë që ajo ka për Shqipërinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjosha shkruan se Bashkimi Europian nuk duhet të lejojë kurrsesi marrjen s të mirëqenë ekzistencën e saj, e ndërsa e cilësoi këtë ditë si e shpresës për brezat e rinj.

“9 Maji është dita e Europës së Bashkuar, dita e njerëzve të mëdhenj që iniciuan me vizionin e tyre projektin më të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Europa duhet t’i rikthehet historisë për ta përcjellë atë brez pas brezi dhe për të mos lejuar në asnjë moment marrjen si të mirëqënë të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj! Shqipëria është pjesë e vlerave europiane, dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Cdo përpjekje për ta largur atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja. Dita e Europës është dita e ndërthurjes së sakrificës tonë për t’u përballuar me sfidat, është dita e shpresës se edhe brezat që do të vijnë do të ruajnë fort identitetin Europian të Shqipërisë", shkruan Gjosha. 

Ora 09:26
Dita e Europës, kryeministri Edi Rama uron me videon e mëngjesit



Në ditën e Europës, nuk ka munguar urimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka dedikuar rubrikën e tij të mëngjesit, ku ka postuar në një video himnin e Europës.

Ora 09:23
Meta del për vrap nga liqeni pak minuta para fillimit të Samtit: Gëzuar ditën e Europës (FOTO)

Sot do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Por mëngjesin e sotëm, pak para fillimit të Samitit, kreu i shtetit ka postuar në Instagram një foto duke bërë vrap në natyrë. Postimin Presidenti e shoqëron me një mesazh në kuadër të ditës së Europës. "Shqiptarët janë europianë me mendje dhe me zemër. Gëzuar ditën e Europës".

Ne samitin e sotëm të ftuar janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës.

 


Postimi i Metës
 
//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baxhella me nje cime: 09/05/2019 11:20

    O Muni! po ik e bej shurren me mire pas takimeve "te perzmerta" me tavarishin se sa te flasesh ti per politke!Ti je nje idiote qe je futur ilegalisht ne politike moj rrugace e shfrenuar,se edhe portjere e kryetareve te partive s'ja vlen.Vetem nje pune di te besh mire ti,se te tjerat i qan me uje deti.Merr e hidh ndonje cizme me mire,pocaqi femer!

    Përgjigju
  • SHËMTYRA KLAJDA SUMA: 09/05/2019 10:44

    O klajda s'bëhet Shqipria duke e vjedhur e duke i vën shkopa nën RROTA o klajda palloshi kok boshi.

    Përgjigju
  • Patllakja prej kaucuku: 09/05/2019 09:16

    Sa me shume te beje vrap nga liqeni aq me shume rriten shpenzimet per rruajtjen e tij nga ndonje vetvrasje, kujdes te madh duhet te kete Garda Pretoriane se papritur mund t'ja fuse vedit me patllake ne ndonje shkure te mbjelle nga lali eri.

    Përgjigju
  • Toni: 09/05/2019 08:21

    Sa me shume lek pa djerse aq me shume sarkastik kujton se je. Dhe ketij realisht i duket vetja sikur i ka me djerse

    Përgjigju
  • Ilir koke daullja: 09/05/2019 08:13

    Thefsh koken o kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki