Presidenti i Shqipërië, Ilir Meta gjatë qëndrimit në Kosovë  ka komentuar  çështjen e demarkacionit me Malin ne Zi.

Meta ka thënë se kjo çështje  është shumë e rëndësishme për  të dyja vendet dhe se zgjidhja e saj duhet të bëhët në mënyrë të mençur dhe parimore.

Gjatë takimeve  me krerët më të lartë të Kosovës Meta e ka cilësuar se zgjidhja e kësaj  çështje i zhbllokon rrugën Kosovës për  liberalizimin e vizave.

Gjithashtu Meta në pikëpamjen e tij,  në kohën e fushatës nuk mund të gjendet një zgjidhje, pasi angazhimet elektorale duan kohën dhe mundin e tyre.

Zgjidhja do t’i krijojë mundësi të tjera Kosovës, pasi një problem më pak me fqinjët do të thotë një hap përpara në arenën ndërkombëtare.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com