Meta: Dënimi i Karaxhiç, thirrje për të punuar për harmoninë mes popujve

Meta: Dënimi i Karaxhiç, thirrje për të punuar për harmoninë mes popujve

Ilir Meta

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila la Radovan Karaxhiç në burgim të përjetshëm si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, ka ardhur dhe reagimi i  Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Meta thotë se kjo vetëm një drejtësi e vonuar,  por edhe një një thirrje për të punuar për harmoninë mes popujve.

"Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan", shkruan Meta.

Radovan Karaxhiç u dënua sot me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990. Në Bosnje janë vrarë më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë. Ai u shpall fajtor ishte shpallur fajtor për orkestrim të rrethimit të Sarajevës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honglstero: 20/03/2019 19:32

    Mbas tij e ke radhen to o karabush president

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu