Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pasi u njoh me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë, ku pati nje tentative per te cenuar fizikisht kryetarin e PD-se, Lulzm Basha, gjate nje aktiviteti elektoral, e dënoi atë ashpër dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate elektorale qytetare.
Përmes një deklarate për shtyp, kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme.
"Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe forcave politike të përfshira në fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor, që të distancohen nga elementë që kërkojnë të shkaktojnë incidente e tension dhe të përqendrohen në debatin e alternativave mbi qeverisjen e re vendore, si shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve", citohet deklarata.
Kryetari i Kuvendit i kërkon gjithashtu strukturave të Policisë së Shtetit që me profesionalizëm dhe në zbatimin me korrektësi të ligjit, të garantojnë qetësinë dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të parandalojnë e të mos tolerojnë asnjë akt që cenon mbarëvajtjen e fushatës elektorale", thuhet në deklaratën e kryeparlamentarit Meta. /atsh/
/Shqiptarja.com