Meta: Do kallëzoj në SPAK ligjin për dividendit nga 'Kuvendi mavri'! 10 veta tallen me 3 mln shqiptar

Meta: Do kallëzoj në SPAK ligjin për dividendit nga 'Kuvendi mavri'! 10 veta tallen me 3 mln shqiptar

Ligji për dividentit ka qenë në fokus të deklaratës së Metës, sipas së cilit është në shkelje të kushtetutës prandaj do të kallëzojë në SPAK personat përgjegjës që e kanë kaluar sipas tij në fshehtësi në Kuvend. Ky ligj, theksoi kreu i shtetit favorizon një grup të vogël njerëzish, oligarkët dhe u shkakton një dëm shumë të madh biznesmenëve të ndershëm. 

"Ligji i dividendit me pasoja të rënda për buxhetin dhe financat e shtetit, për sigurinë publike, për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Ligji për dividendin, rast flagrant se si kuvendi ka dhunuar hapur Kushtetutën për të cilën ju premtoj se do të japin llogari. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Kushtetuta, në nenin 18 ka përcaktuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, por në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepen fuqi prapavepruese. Sipas këtij neni është e qartë se çdo lehtësim fiskal nuk ka efekt prapaveprues. Barazia para ligjit është tipar themelor i kushtetutës, parim i njohur i financave publike. Por në datën 3 dhjetor 2018, rilindja në miratoi ligjin për disa ndryshime në ligj për tatimin mbi të ardhurat në dëm të  sipërmarrësve të ndershëm. Në këtë nen "marvi kuvendi" u vendos nga 15% u bë 8% me efekt prapaveprues. Ky parashikim dhunon nenin e kushtetutës që ndalon efektin prapaveprues, se kjo do të thotë diskriminim para ligjit. Pasojat e këtij krimi është e pabesë, goditje e rëndë pas shpine për bizneset e ndershëm që kanë paguar tatimin prej 15%, ndërsa me ligjin e ri oligarkët, që kanë paguar deputetët, do të favorizoheshin që të mos paguanin 15%, por 8%. Përmbyset sistemi fiskal duke majmur më shumë shtresën e vogël dhe më të pasur të shoqërisë dhe duke varfëruar njerëzit e thjeshtë. Për këtë arsye me dekretin e datën 20 dhjetor 2018 vendosa kthimin për rishikim, ky dekret iu përcoll kuvendit. Çfarë ndodhi? Në të njëjtën ditë ku presidenti i thotë Kuvendit "thërriti mendjes se po bëni një krim financiar", në të njëjtën ditë kuvendi zhvilloi seancë plenare. Komisioni Ekonomik shqyrtoi në mënyrë mafioze këtë ligj, pa thirrur presidencën për të dhënë sqarime, pa lajmëruar opozitën dhe brenda po të njëjtës ditë, e miratuan në seancë penale. "Mavri Kuvendi" dhunoi hapur dhe tmerrshëm kushtetutën, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta futur në fletoren zyrtare. I kushton qindra miliona euro buxhetit. Për këtë arsye iu bëj me dije se për këtë vendim do të paraqes në ditët e ardhme kallëzimin penal në SPAK për të zbardhur këtë skemë dhe vendosjen para drejtësisë autorët e saj", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta çon në SPAK ligjin për dividentin: Një nga krimet më të mëdha...tubimi nesër paqësor me mimoza, flamuj e thirrje 'liri demokraci'


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë