'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump

'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump

Mark Zuckerberg

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka njoftuar një seri ndryshimesh të mëdha në politikat dhe praktikat e moderuara të kompanisë, duke përmendur një ndryshim të peizazhit politik dhe social dhe një dëshirë për të përqafuar fjalën e lirë.

Një lëvizje kjo, teksa gjigandi i mediave sociale përgatitet për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një video-mesazhi, Zuckerberg u zotua se do t’i japë prioritet fjalës së lirë pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa theksoi se do të niste “eleminimin e rolit të verifikuesve të fakteve për t’i zëvendësuar ata me shënime nga komuniteti,” një opsion i ngjashëm me atë që ofron platforma ‘X’ e Elon Musk.

‘X’ mbështetet tek mundësia që përdoruesit të shtojnë shënime për t’i dhënë më tepër kontekst postimeve që ngjallin kontestim.

Sipas Zuckerberg, “verifikuesit e fakteve të ‘Meta’-s kanë qenë më të njëanshëm politikisht se ç’duhet dhe më tepër e kanë dëmtuar besimin e njerëzve se sa e kanë shtuar atë.” Gjithashtu, ekipet e moderatorëve të kësaj kompanie do të shpërngulen nga Kalifornia në Teksas, ku "ka më pak shqetësim në lidhje me anshmërinë politike të ekipeve tona,” tha Zuckerberg. Ai pranoi se ndryshimet në mënyrën e filtrimit të përmbajtjes nënkuptojnë se kompania do ta ketë më të vështirë verifikimin e përmbajtjes problematike.

“Meta” ka mbi tre miliardë përdorues në të gjithë botën. Zuckerberg, në deklaratën e tij, u shpreh po ashtu se kompania “do të eleminojë një sërë kufizimesh në lidhje me tema si emigracioni dhe gjinia, të cilat kanë humbur lidhjen me diskursin e përgjithshëm publik” dhe “do të punojë me Presidentin Trump për të ushtruar trysni kundër qeverive të ndryshme që iu janë kundërvënë kompanive amerikane.”

Zuckerberg citoi Europën si një nga vendet me një numër gjithmonë në rritje të ligjeve që institucionalizojnë censurën dhe vështirësojnë inovacioni, ndërsa u shpreh se “shtetet e Amerikës Latine kanë gjykata sekrete, të cilat mund të urdhërojnë kompanitë të censurojnë përmbajtjet e tyre në heshtje.”

“Qeveritë dhe media tradicionale po përpiqen gjithmonë e më tepër të censuorjnë. Pjesa dërrmuese e këtyre përpjekjeve janë politike, ndonëse ekzistojnë vërtet edhe mjaft gjëra të këqija në këtë ambient, si droga, teorrizmi dhe shfrytëzimi i fëmijëve. Këto janë gjëra që ne i marrim shumë seriozisht dhe dua t’iu garantoj se i trajtojmë me përgjegjshmëri.

Për këtë arsye, ne kemi ngritur një sërë sistemesh komplekse për moderimin e përmbajtjes, por problemi me sisteme të tilla është se bëjnë edhe gabime. Edhe nëse ato censurojnë qoftë dge 1% të postimeve, kjo nënkutpon censurim të miliona njerëzve dhe tashmë kemi arritur në pikën ku po përballemi me shumë gabime dhe shumë censurë. Gjithashtu, duket sikur zgjedhjet e fundit përbëjnë një pikë kthese drejt dhënies prioritet fjalës së lirë", tha Zuckerberg.

 Zuckerberg nënvizoi se heqja e kufizimeve të përmbajtjes në lidhje me tema si emigracioni dhe gjinia do t’iu “garantonte njerëzve mundësinë të ndanin besimet dhe eksperiencat e tyre në platformat tona.” Nga ana tjetër, ai shtoi se fokusi i filtrave që deri tani përdoreshin për filtrimin e përmbajtjes politike do të kalojë në kufizimin e përmbajtjeve të paligjshme, apo shkeljeve të rënda, raporton The Guardian.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi

Sylvinho e afroi në Kombëtare, Lazio pas mesfushorit kuqezi