TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka ngritur një dolli me homologun bullgar Rumen Radev pas konferencës së përbashkët për shtyp në pallatin e brigadave. Meta ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, duke e quajtur Bullgarinë strehën e sigurt të shumë patrotëve gjatë rilindjes kombëtare.
"I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë! Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë. Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën "Drita" për t'i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912. Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim", shkruan Meta.
Gjatë konferencës për shtyp, pyetjes për kallëzimin në SPAK ndaj ministres Gjonaj, si dhe takimit të ministres ditën e djeshme me ambasadoren Yuri Kim, ku kjo e fundit i tha Gjonajt të vijonte me të njëjtin kurs reformën në drejtësi, Meta e rreshtoi atë krah falsifikatorëve që sipas tij përpiqen të shkelin parimet e Kushtetutës së Shqipërisë
Prape me "Rilindjen" ky?! Vete gjuha ku dhemb dhembi.
Përgjigju