Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake. Kryemadhi foli për mediat, nga ku mohoi sërish akuzat e ngritura ndaj saj nga Prokuroria e Posaçme.
Ajo u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.
“Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë”, tha Kryemadhi, raporton A2CNN.
Gjatë hyrjes në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarja e LSI-së tha se po ikën “drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”, duke mos i kursyer batutat me gazetarët.
Kryemadhi shtoi se “është shumë e lumtur” se ekspertiza e prokurorisë do të shohë mesazhet e saj me Edi Ramën në vitin 2014”.
“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veilajn kryetar bashkie, ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Përfundon në GJKKO seanca paraprake për Metën, Kryemadhin dhe 3 të pandehurit e tjerë! Më 5 mars Irena Gjoka vendos nëse do e kalojë dosjen për gjykim (VIDEO)












