Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.
Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres.
Fatin e saj do ta vendosë kuvendi me shumicë socialiste, i cili do duhet të zgjedhë mes dy raporteve, atij të opozitës për lejimin e arrestimit apo një qëndrimi të socialistëve që i qartë pritet të mësohet sot. Vendimin pro apo kundër kërkesës së SPAK Kuvendi pritet ta marrë në një prej 2 seancave të ardhshme.
Lajm në përditësim...
(Kliko këtu për axhendën e plotë)
Komente











