Meta: Duhet të lexojmë të gjitha 
mesazhet që vijnë nga kjo votë

Meta: Duhet të lexojmë të gjitha <br />mesazhet që vijnë nga kjo votë
TIRANE - Duhet të lexojmë të gjitha mesazhet që vijnë nga kjo votë. Ky është konkluzioni i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i cili ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe ka falenderuar kryeministrin Edi Rama që i dha mbështetje të gjithë kandidatëve për kryebashkiak, veçanërisht atyre të propozuar nga kjo forcë politike. 

"Çështja e qeverisë i takon kryeministrit, pavarësisht se kjo ishte një votë vendore. Duhet të lexojmë të gjitha mesazhet që vijnë nga kjo votë. Për ne ishte një votë vendore, por duhet lexuar gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Di të lexoj vlerësimet, di të lexoj edhe kritikat. Ne i kemi raportet mjaft kontruktuktiv dhe bashkëpunues me kryeministrin Rama dhe e falënderoj për mbështetjen që i ka dhënë të gjithë kandidatëve, veçanërisht për ata të propozuar nga LSI", u shpreh Meta.

Në deklaratën e parë për mediet mbi rezultatin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Meta ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm rezultatin e partisë së tij në disa qarqe të vendit. Meta veçoi rezultatin në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër. Meta duke uruar 61 kandidatët fitues të bashkive në vend, e cilësoi procesin si “më të qetë dhe të lirë’ që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri duke e konsideruar si realizimin e objektivit më të madh.

Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shkëlqyer më 21 qershor duke marrë pjesë me shumë qetësi dhe kulturë. Zgjedhjet më të qeta dhe më të lira të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Uroj të gjithë fituesit e 61 kryetarët e bashkive të vendit”, tha Meta.

“Nuk kemi realizuar çdo objektiv, - shtoi Meta, - por objektivi kryesor i standardeve të zgjedhjeve është i realizuar. "Pavarësish se u punua në mënyrë sistematike për të dëmtuar imazhin e zgjedhje nga ata që kishin frikë nga rezultati i zgjedhjeve”, u shpreh Meta duke shtuar, “por pas 21 qershorit kemi vetëm të fituar se të gjithë kanë shpallur fitoren. Rezultati i kënaq të gjithë dhe kjo është shumë pozitive.”

Meta theksoi se nuk dëshiron të jetë i nxituar në analizën e rezultatit të këtyre zgjedhjeve, por megjithatë para insistimit të gazetarëve dha këtë përgjigje:  Do isha i nxituar të bëja një analizë pa lexuar rezultatet, pa bërë krahasimet nuk dua të nxitohem. LSI në të gjithë qytetet kryesore të vendit dhe në qarqet kryesore të vendit ka treguar një rritje mjaft të shëndetshme pothuajse në çdo qendër votimi. Natyrisht kjo është një votë mjaft solide politike në bashkitë kryesore të vendit. Në bashki më të vogla vota është gjithnjë edhe më pak politike.

I pyetur në lidhje me 27 mijë votat më shumë që Halim Kosova mori se koalicioni i djathtë, Meta e argumentoi me sjelljen e tij ndryshe në fushatë.

Të gjitha votat e LSI kanë shkuar në drejtimin e duhur. Një defekt në mospërputhjen e të të gjitha votave të kandidatit me aleancën duhet ta gjejmë në faktin që të gjithë ne kemi përgjegjësi, se parashikoja një fitore më të thellë, por dhe elektorati i majtë kishte besim në një fitore mjaft bindëse të kandidatit tonë të përbashkët Erion Veliaj të cilin dua ta përgëzoj për fushatën mjaft energjike. Nëse ka probleme duhet t’i kërkojmë te një eufori për epërsinë që kishte mazhoranca jonë. Kosova, i cili me një sjellje shumë më konstruktive se kandidatët e tjerë arriti të merrte më shumë vota se forca e tij politike.  Rezultati në të gjithë Shqipërinë flet vet, dhe më e rëndësishme se rezultati është implementimi i reformës administrative-territoriale”, tha kreu i LSI-së Ilir Meta. 

I pyetur për Bashkinë Vorë, Meta tha se, u “takon përfaqësuesve ligjorë të LSI në KQZ të vendosin se cilën rrugë do të ndjekin, - por shtoi se “duhet ndjekur rruga ligjore dhe institucionale nga këto që ka ankimime”.

Bashkia e Tiranës
Meta e vlerësoi si rezultat të jashtëzakonshëm atë që LSI ka marrë në Bashkinë Tiranë, ku ka siguruar rreth 54 mijë vota që përkthehen në 13 mandate në këshillin e ardhshëm bashkiak. “Xhixho dhe  Rrokaj kanë bërë një fushë të jashtëzakonshme. Të pandihmuar dhe të pambështetur nga kryetari i LSI-së dhe figurat kryesore të LSI-së”, tha Meta. Në krahasim me vitin 2013, LSI u shpreh Meta ka arritur të kalojë dhe dyfishimin e numrit të votave sa i takon të gjithë qarkut të Tiranës ku përfshihet dhe bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë.

Bashkia Durrës
Kreu i LSI-së cilësoi si më të mirën në shkallë kombëtare rezultatin e arritur në Qarkun e Durrësit, ku Meta tha se kanë arritur të marrin vetëm një këshilltar më pak se PD. “Një falënderim për Durrësin ku LSI ka arritur rezultatin që unë do ta konsideroj më të mirin në shkallë kombëtare, duke arritur të ketë jo vetëm 13 këshilltarë, një më pak sesa forca e dytë politike por ka arritur të ketë 30 mijë vota në Qarkun e Durrës që do thotë tri herë më shumë se në vitin 2013”, u shpreh Meta gjatë konferencës për shtyp.
 
Urimi për Kosovën dhe Veliajn
I pyetur se përse nuk ka bërë një urim për kreun e ri të zgjedhur në Bashkinë Tiranë ndërsa një gjë të tillë bëri për humbësin, Meta u përgjigj se, ai e ka “uruar që kur është vendosur kandidat i ASHE”. E kam uruar dhe publikisht në takimin e madh të organizuar në takimin me Lëvizjen Rinore të LSI dhe e kam uruar dhe pas zgjedhjeve”, tha Meta. “Pse urova Kosovën? E kam uruar se vlerësoj shumë kulturën e tij të pranimit të rezultatit të urimit të kundërshtarit, të dëshirës së tij që pavarësisht nga një zhgënjim për rezultati, kryetari bashkiak i ardhshëm të mbajtëm premtimet dhe vullneti i tij për të qenë bashkëpunues, nuk para ndodh në vendin tonë që ai që nuk fiton ta pranojë humbjen. Pavarësisht se në këtë rast nuk kemi një humbje personale.”
 
Bashkia Pogradec
Kreu i LSI-së u përgjigje me sportivitet për rastin e Bashkisë Pogradec, ku kandidatja e ASHE-së, e propozuar nga LSI nuk arriti të fitojë. Pavarësisht kësaj, Meta tha se do të ketë analizë të hollësishme për të gjetur arsyet e humbjes. “Më vjen keq që ju paskeni dashur që të fitojmë në 61 bashkitë e vendit. Ne do të bëjmë analizë të plotë dhe të detajuar për çdo qendër votimi për të lexuar arsyet e mos realizimit të suksesit dhe për të reflektuar për të ardhmen, ku natyrisht nuk do të ishte dhe aq e shëndetshme për demokracinë në vend”, u shpreh Meta.
 
Vlerësimi i Metës për qarqe të tjera:
Fier forcë e dytë në këshillin bashkiak
Elbasan - forcë e dytë
Gjirokastër - forcë e parë
Korçë - 60% rritje të votave në krahasim me 2013
Kamzë - LSI forcë e dytë politike, trefish nga 2013
Shkodër -  LSI rritje të ndjeshme 


Redaksia Online
(f.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës