Gjatë vizitës në Elbasan, në takim me te zgjedhurit lokale te prefekturës kryetari i LSI, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen politike ndërmjet dy forcave kryesore në vend, për miratimin e ligjeve dhe reformave. Sipas Metës nëse kjo marrëveshje do ishte bërë më parë, Shqipëria do kishte marrë statusin kandidat në BE.
Gjatë fjalimit të tij ai theksoi se politika shqiptare duhet të përshpejtojë reformat pasi nuk ka kohë për të humbur në të kundërt do të kemi një tjetër shans të humbur.
Sipas Metës duhet t`i jepet fund kontestimeve pas zgjedhore. “Duhet ti japim fund kontestimeve pas zgjedhore. Është detyrë e jona të krijojmë çdo hapësirë të mundshme për formimin e një shteti ligjor , ku barazia dhe e drejta e votës merr rëndësinë e duhur”- ka thënë Meta.
Meta u shpreh se LSI është kontribuuese për një sistem zgjedhor qe barazon votën e qytetareve. Ai ftoi këdo të kontribuoi në fushatën e LSI: “Fushate e zgjedhjeve ne LSI e hapur për kontributet e te gjithëve,” tha Meta
/Shqiptarja.com