TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Kuvendit dokumentin me informacione që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e 8 qershorit, informacion i cili sipas tij u bë shkak që të anulonte dekretin për zgjedhjet e 8 qershorit. Gazetarja Klesiana Omeri raporton se ky raport nuk i është paraqitur anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për kreun e shtetit pasi disa prej tyre nuk kanë paraqitur certifikatë sigurie, i cili është i detyrushëm për t'u vënë në dijeni të një informacioni të klasifikuar.

Dokumenti është dërguar ditën e sotme në Komisionin Hetimor, ku u vendos t'i kërkohet Kuvendit shtyrja e afatit të këtij komisioni me dy muaj, për t'i lënë kohë analizimit të opinionit të Komisionit të Venecias i cili do të vendoset në datë 12 tetor.

Meta tha në Komisionin Hetimor se anulimi i menjëhershëm i 30 qershorit pa u konsultuar më parë me asnjë forcë politike, erdhi pas informacioneve që ai mori nga institucione të rëndësishme të sigurisë duke nënkuptuar SHISH, se në protestën antiqeveritare të opozitës më 8 qershor do të digjej Kuvendi.