Vettingu shkarkon në apel të zgjedhurin e Metës/ Besnik Muçi: S'e njoh vendimin, nuk iki nga Kushtetuesja (VIDEO)

TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Muçi, që Presidenti Ilir Meta e dekretoi gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Kolegji vendosi sot që të rrëzonte vendimin e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e nxori të pastër duke e shkarkuar përfundimisht dhe larguar nga sistemi pasi nuk justifikon pasurinë.

"Besnik Muçi ka deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin 57 m2 dhe kredive te marra tek te afërmit, babai, xhaxhai, vëllai dhe motra. Është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk deklaroi saktësisht edhe pasurinë tokë bujqësore në Pogradec.

Provat e administruara konsiderohen se janë të mjaftueshme, prandaj Besnik Muçi nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë. Muçi ka cenuar besimin e publikut dhe për pasojë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duhet ndryshuar. Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit" deklaroi Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Por Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe se do të rikthehet në zyrën e Gjykatës Kushtetuese.

Por si e justifikon Muçi mos njohjen e vendimit? Sipas tij, menjëherë pas betimit të tij në Presidencë KLP-ja duhet të hiqte statusin e magjistratit dhe Kolegji të ndërpriste hetimin, pasi nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses. "Funksioni i anëtarit të gjykatës Kushtetuese i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër. Kur u betova e humba statusin e prokurorit dhe këtu kolegji i posaçëm nuk ka pasur kompetencë për të vijuar shqyrtimin.

Vendimi i Kolegjit nuk afekton funksionin tim të anëtarit të Kushtetueses. Nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses. Nga momenti që Presidenti me dekretoi, KLP është njoftuar, kryetari me një mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër për dekretin, pasi sipas ligjit ka pasur detyrim ligjor mbarimin e statusit tim të prokurorit, pasi ligji e përcakton se funksioni i prokurorit është i papajtueshëm. Prandaj ky vendim nuk ka efekt" tha ai.

Besnik Muçi u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, por pa i larë hesapet me drejtësinë, pasi Komisioneri Publik e ankimoi dhe sot Kolegji i Posaçëm e shkarkoi. Por cfarë parashikon ligji për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?

Neni 7/a, i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë thekson qartë se gjyqtari i Kushtetueses para se të dekretohet duhet që të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit të pasurisë dhe figurës, pra vettingun. Tashmë Gjykata Kushtetuese futet në një tjetër ngërç, pasi mbetet me katër anëtarë, ndërsa për të funksionuar duhen gjashtë.

VIDEO/Vendimi i plotë i KPA për Besnik Muçin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Sapo u shkarkua/ Veprimi i parë i Besnik Muçit që nuk e njeh vendimin e vettingut (VIDEO)

Pas shkarkimit nga detyra, Besnik Muçi deklaroi se nuk do ta njohë vendimin dhe se do të vijojë që të qëndrojë në detyrën e gjyqtarit të Kushtetueses. Hapi i parë në mos njohjen e vendimit ishte largimi pas vendimit të Kolegjit po me makinën e Gjykatës Kushtetuese. Pritet për t'u parë se cfarë do të ndodhë tashmë, që një anëtar i Kushtetueses do të qëndrojë në detyrë pavarësisht se u shkarkua.

1574335101_makinabesnikmucit001.jpg

Makina e gjykates Kushtetuese me te cilen u largua Besnik Muçi
Ora 11:46
Muçi s'njeh vendimin e vettingut/ Balla: Qesharake! Shejtani të lirojë zyrën e Kushtetueses (VIDEO)

E ndërsa Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar duke deklaruar se vendimet e drejtësisë së re duhet të zbatohen.

"Nuk komentoj vendimet e drejtësisë, ato janë të zbatueshme. Të gjithë e dinë se qasja e legjislativit ndaj vendimeve fundore të vettingut. Kjo është qesharake. Vendimet nuk diskutohen vetëm se zbatohen" tha ai.

I pyetur nëse shkarkimi i Muçit e fut në një tjetër ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha se "Ajo që kemi thënë është që institucionet e reja të drejtësisë, Kushtetuesja apo e Larta duhet të kenë në përbërje personalitete të drejtësisë që nuk kanë asnjë mangësi në pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Më mirë një gjykatë Kushtetuese me katër anëtarë sesa me shejtanin brenda".

Balla kishte një mesazh edhe për Marsida Xhaferllarin, që u dekretua nga Presidenti duke krijuar ngërç, pasi janë dy emra për një vend në gjykatën Kushtetuese. "Askush nuk mund të rrijë në detyrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën".

Gjithashtu, Balla u shpreh se "Presidenti ka krijuar një konflikt kronik për të penguar reformën në drejtësi. Presidenti të reflektojë dhe ta kthejë në shina" përfundoi ai.

Ora 11:31
Besnik Muçi nuk njeh vendimin: Kolegji i Apelimit nuk ka kompetenca të më shkarkojë! Jam anëtarë i Kushtetueses (VIDEO)

Besnik Muçi ka thënë se nuk e njeh shkarkimin e  bërë nga Kolegji i Posaçëm i apelimit pasi sipas tij që në momentin kur është betuar tek presidenti mandati i tij si prokuror ka përfunduar dhe tashmë ai ka thënë se do të vijojë punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi ndër të tjera ka hedhur akuza edhe nga kreut të KLP-së Gent Ibrahmi duke e quajtur se ka bërë veprime kriminale duke mos njoftuar përfundimin e statusit si prokuror.

"Falenderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim. keni pasqyruar me realizëm faktet provat. Përjashto një gazetar që ka shpifur. Ju falenderoj. Ju treguat situatën time. Shkaqet që Kolegji sot dha vendimin është i lidhur drejtpërdrejt me këto shkaqe. Ju i pasqyruat këto shkaqe.

Shkaku i parë është diferenca financiare 4 viteve në shumën 6 milion lek të vjetra për katër vite të llogaritura sipas KPK dhe të pranuar edhe nga kolegji në kundërshtim të qartë me ligjin. Rendësi e këtij shkaku është në gjendje ta analizojë.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë 91'. Por bashkëshortja ime është pasur me burim të ligjshëm.

Shkaku tjetër Mosdeklarimi i një banesa të ndërtuar në 85  e ndërtuar nga prindërit. Bashkëshortja është 1 e 5 bashkëpronare. Vlerën ai truall e ka 40 mijë lekë. Këto u pranuan nga Kolegji

Po kështu edhe huat e marra nga familjarët, nga xhaxhai im. Provave faktin që familja ka patur të ardhura të tjera edhe familja  xhaxhait, por kolegji i e pranoi prapë.

Edhe një hua të marrë 15 vite më parë. Shkak tjetër  i ankimit është.  Provohet fakti se në vitin 2005 vëllai i bashkëshortes ka patur me dokumenta 19 mij paund.  Ndërsa nuk merren parasyshë këto nuk e di dmth. Këto shkaqe u përmendën aty .

Cfarë cënimi kamë unë që kemi një të afërm që është dënuar për moskallëzim krimi. I cili ka marrë edhe pafajësi për mungesë fakti. Jam i detyruar që këto ishin shkaqet që ky kolegj vendosi.

U rikërkuan edhe një herë dokumentet dhe asnjë e re nuk u zbulua.  Sot ndihem shumë i lehtësuar emocionalisht ndryshe nga herët e tjera. Më thoni një tjetër që pasuria e të cilëve nuk kanë dhjetra mijëra pasuri.

Kam zgjedh vetë të bëhem prokuror. Përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin, mëkati i vetëm që bëra para dy vitesh, që ata që janë marrë me shqyrtimin tim, para dy vjetësh aplikova për anëtar të gjykatës kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani i cili më bëri të tretin në listë. Mëkati tjetër e bëri Ilir Meta që më emëroi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i sot nuk mund ti shtrijë kompetencat mbi anëtarët e zgjedhur në anëtarët e Kushtetueses. Në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit. Jam anëtarë i Kushtetuses. Kolegji i Apelimit nuk ka patur të drejtë. Ne momentin që ka përfunduar statusi im, unë nuk jam subjekt pasi ata nuk kanë kompetenca. E thotë qartë Kushtetuesja. Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njofoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror" tha Muçi.

Ora 11:27
Vettingu i shkarkoi të zgjedhurin, reagon Meta: Turp, zero surprizë!


Presidenca ka reaguar menjëherë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit që Meta e emëroi në Kushtetuese. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi shkruan se vendimi për Besnik Muçin nuk ishte surprizë, pasi vettingu është i partisë duke akuzuar shumicën.  "ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!" thotë ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ligji: 22/11/2019 08:37

    Mucnat, artur malajt, danikat prelaJt, karstriotnat selita...nuk kane faj qelbesirat e sistemit te drejtesise jane mesuar te paguajne mire dhe t ja dalin. FAJI ESHTE I KPK -SE QELPSIRE QE KONFIRMOI KETA NE SHK1 DHE TANI INVESTOHET ONM PER TI QERRUAR NGA GJYQWSORI !!! MJERE TI O POPULLL !!!!!

    Përgjigju
  • Durrsaku: 22/11/2019 00:25

    Shkarkimi i presidentit eshte vertet emergjence kombetare. Ky palo politikan gjen guximin ne emer te Shqiptarve te ofendoje kedo. Shporru nga ai vend ku je strukur dhe turp per ket mazhorance qe e zgjodhi si president. Gabim historik i PS

    Përgjigju
  • vjosa: 21/11/2019 23:56

    O MUCI merr nje traste e shit fara-luledielli para deres te presidences,,,nuk e besoj se do te te perzere meta qe aty...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 21/11/2019 23:52

    Ilir Meta se shpejti fillon pune te re. Do serviri supe ne burgun e Reçit, me porosi nga Ambasada e SHBA

    Përgjigju
  • Jon: 21/11/2019 22:38

    Ç'farë tjetër do dëgjojmë për këta të korruptuar. Nuk e kuptoj pse nuk i hapet rruga brezit të ri të juristëve që u rritën dhe studiuan jashtë vendit. Në Europë janë me qindra juristë të rinj shqiptarë të pa implikuar fare me sistemin e korruptuar shqiptar të drejtësisë.

    Përgjigju
  • ERP: 21/11/2019 21:34

    Ore zoteri dakort gjithe nenet e me the te thashe, por si e shpjegon faktin qe vetingu te ncorri te papershtatshem?!! Aq me keq per nje Gjyqtar Kushtetues. Ti duhet te pergjigjesh penalisht per leket qe nuk justifikon dot

    Përgjigju
  • Oslo: 21/11/2019 20:18

    Ik se te merr ne pune Armand Lilo qe po mbush tiranen me beton. Apo kujton ti se Vetingu nuk i di marredheniet e tua financiare me te. Meqe e ke bashkefshatar kujdes se tani qe u rrezove mos te ve shkelmin dhe ai. Cope gomari, lektor tek Kristali ke qene hahahahaha

    Përgjigju
  • Kori: 21/11/2019 18:45

    Dmth te tere ne kor ketu per komente vs Mucit. Edhe pa e njohur fare. Ripeni mire kete popull e zhvateni as kockat mos i lini.

    Përgjigju
    • Jon: 21/11/2019 22:47

      Ke të drejtë,nuk e njohim fare. Por e njeh shumë mirë kpk. Është çun i urtë nuk bën zhurmë, mirë është të rrijë në shtëpi se për drejtësi nuk e kemi. Le të hapi krahun se ka shumë trafik.

  • Muçi: 21/11/2019 17:50

    O Muçi kur te erren syte nga zullumi nuk shikon dhe as degjon, prandaj ben mire te ikesh se si bihet murit me koke. Muri e ka emrin Amerike.

    Përgjigju
  • nik: 21/11/2019 17:48

    SI MALSORET: TOK E ZAN. vendosja drynin deres dhe aty rri.

    Përgjigju
  • Keshilltari: 21/11/2019 16:34

    Muc se pari sduhet te pranoje te beheshe anetar i kushtetueses pa kaluar vetingun. E dyta u bere gjykates i kushtetueses, pavaresisht shkeljes se ligjit, si magjistrat jo si marangoz e si i tille do kalosh vetingun. E treta nuk justifikove pasurine dhe je i shkarkuar. Suksese ne jete.

    Përgjigju
  • BRSS: 21/11/2019 16:27

    IK O HAJDUT MOS I HAP PUNE VETES SE ME DUKET DO PERFUNDOSH TE 313 pler

    Përgjigju
  • Jari: 21/11/2019 15:44

    Ik o muci mos u bej kamikaz i metes,,duhet ta dish se ci bene amerikanet kamikazeve......

    Përgjigju
  • sifi: 21/11/2019 14:48

    Ne rast se Muci nuk largohet nga gjykata kushtetuese te veproj ligji duke e nxjerr me forcen e e tij.Ku e gjen ky njeri forcen te kundershtoj vetingun.? Apo kujton se ka mbrojthen e Metes.Sovrani ka votuar vetingun ne parlanent me 140 vota me hir dhe pa hir

    Përgjigju
  • Vetingu: 21/11/2019 14:20

    O besnik muci o hajdut o i korruptuar shporru nga zyra mor faqe zi

    Përgjigju
  • Daku: 21/11/2019 13:17

    Tallava ky vend tallava...une po iki per vete..ju rrini po te doni...dhe keta zagaret kokat hengshin nje ore e me pare

    Përgjigju
    • Kuda: 21/11/2019 13:55

      Daku rruga mbor vllai, per te hik jena te gjith

  • Flori: 21/11/2019 13:02

    Muci ti as shqip nuk dike analfabet,dhe te paskan dekretuar kur ne te njejten kohe ke qen duke pritur apelin.

    Përgjigju
  • Diaspora UK: 21/11/2019 12:55

    Meta eshte nje kriminel qe ka shansin qe eshte Rama ne pushtet se po te kishte qene dikush tjeter sot ai do te ishte ne pranga. Le te ankohej ai pastaj se ne cilin nen te Kushtetutes jane bazuar per arrestimin e tij. Ky legen qe e zgjodhi Muçin pa kaluar te gjitha hallakat e vetingut vetem per ta kapur se do ta falenderoje, normal se nuk i takonte posti. Pastaj shkeli Kushtetuten me Xhaferllarin qe nuk ishte fare ne treshen e parashikuar nga Kushtetuta (per me teper eshte edhe avokatja e paktit detar me Greqine qe u shpall antikushtetues). Ky funderrine qe me rrethohet me fytyra te shperlara si puna e Tedi Bullshit. Ky maskara qe zhdekretoi zgjedhjet per te bere interesin e te shoqes dhe partise se tij. Po ti behet veting ketij trangulli as te wc-ja e parlamentit nuk lejohet te punoje jo me te behet president. Ky shtangist I deshtuar qe na mori ne qafe si shtet veç per hallet e tij. Turp te kesh o Edi Rama qe na e bere kete peshqesh. Do te ju vije dita te gjitheve. Ato “Rama ik!” ne stadum me teper I ke per zgjedhjet qe ke bere ne burimet njerezore, se ne vend te njerezve zgjodhe kafshe te egra.

    Përgjigju
  • Zani: 21/11/2019 12:51

    SHPORRU SHTRIGAN,,SHPORRU QEN I ILIR METES....

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/11/2019 12:48

    Bo bo e mjera Shqiperi, 30 vjet fshatarlleku harbutesk e futi në tranzicion të rëndë ekonomiko-politiko-social. 30 vjet mutëria kaploi atdheun. 30 batërdi e shumeanshme. Ç farë I vete keshtu vendit o fundërrina?!

    Përgjigju
  • Avni: 21/11/2019 12:37

    Mua me vjen keq qe ky prokurori/gjykatesi Besnik Muci eshte bere loje e politikes dhe e perdoren per hesap te tyre por ju lutem me thoni si ka mundesi qe nje prokuror/gjyqetar "i nderuar/dhe i paster" nuk njeh vendimin e nje Gjykate...si ka mundesi kjo! Une vete kam kaluar peripicite e mia me prokurorine per shkak te pasurise edhe pse i kam pasur te gjitha dokumentat origjinale dhe me vula appostile por prap keto palo prokurore/gjyqetare nuk i moren parasysh...atehere kur une si qytetar i thjeshte kalova keto peripeci atehere kush do te na gjykoje nje prokuror/gjyqetar i pandershem me deklarimet e tij? Te shkarkohen qe te gjithe qe kan lozur dhe tallur me drejtesine me Ilir Meten te parin qe sillet apo ben thirrje si President karagjoz. Pale pale shan edhe ambasadoret sepse ato "nuk ia duan te miren" Shqiperise.... Turp

    Përgjigju
  • Pyka: 21/11/2019 12:32

    Ore,nuk i kuptoj këtë e këta!Ore por kuneter,baxhanak,vjehrre,e fisë kemi dhe ne te tjerët!Apo ne,i kemi legena këta të tanët.Ore sa me fat,janë këta!Une kam 25 vjet qe punoj në europë....dhe një m..t kemi bëre!Por kur kanë fat dhe fitojne skedina....hahaha

    Përgjigju
  • Askushi: 21/11/2019 12:31

    Ja dhe një ngërç tjetër në gjykatën kushtetuese.

    Përgjigju
  • dada: 21/11/2019 12:19

    Po more Muci mendove se do ja hedhesh vittingut duke I dhene besen Metes per kushtetuese, Por tu dogjen lertrat kerkove shume humbe te gjitha.

    Përgjigju
  • Tutu: 21/11/2019 11:56

    Ti nuk e njeh vetingun.... por mos ki merak se te njeh vetingu ty... pyet Bashkimin...

    Përgjigju
  • anna: 21/11/2019 11:55

    Nje mafjoz me pak

    Përgjigju
    • Arbëri: 21/11/2019 12:50

      Me vend !

  • 1111: 21/11/2019 11:54

    ussa aaaaaaa yes

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/11/2019 11:53

    E shifëni se sa profesional dhe i drejtë është vetingu dhe drejtësia e re , si mundet që një injorant si ky që e quan veten gjyqtar të emrohet në organi më të lart të shtetit, që del para gazetarëve në mënyrën më amatoreske dhe mundohet që të justifikohet... ! Të pastrohet drejtësia shqiptare nga injorant dhe kriminela sa më parë, nëse duam ta bëjmë Shqipërin ashtu si e duam !!!

    Përgjigju
  • Populli: 21/11/2019 11:52

    Merreni futeni tek bodrumet e stadiumit Air Albania dhe jepini nje dajak per merak

    Përgjigju
  • Pajtimi: 21/11/2019 11:51

    Iku dhe nje dele e metes

    Përgjigju
  • toni: 21/11/2019 11:48

    ik o muci te te mari likja keshilltar

    Përgjigju
  • Drini: 21/11/2019 11:46

    Likeeeee po soset vaji i floririt tend, i ke mbushur breket firmato plot, pergatitu te kapesh sapunin ne Rec

    Përgjigju
  • Alba: 21/11/2019 11:46

    Kjo qe po ndodh eshte si drejtesi hyjnore per shqiptaret e varfer. Kemi 600 vjet qe e presim.

    Përgjigju
  • WC ME EMRIN ilir: 21/11/2019 11:38

    O ilir wc ti qelbesh er nga të katër anët ske shanc je i korruptuar e hajdut i pa par. U bē bytha jote e qelbur ti dalësh USA me shpat në dor atë shpat do ta fus8n në byth ty e gruas tate baxhell. Ora e të vërtetës ka filluar. Rr9ft Amerika për Shqiptarët.Posht kriminelët e neveritshëm.

    Përgjigju
  • Nik: 21/11/2019 11:38

    Ilir Meta dhe Sali Berisha jan kriminel

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/11/2019 11:33

    Te dhjefsha maxhorancen o Rama...po shkarkoje pra kete monster president, ca pret!!??

    Përgjigju
  • Babaxhikja: 21/11/2019 11:26

    Te fala Likes!

    Përgjigju
  • durrsi: 21/11/2019 11:22

    iku Likja te fala nga SHBA .....

    Përgjigju
  • Tirona: 21/11/2019 11:19

    Iku dhe nji hale.

    Përgjigju
  • Torino: 21/11/2019 08:28

    Pa te shohim,funksionon vertet ky vetingua apo po na hedhin hi syve?

    Përgjigju
  • Karamanall Tata: 21/11/2019 08:13

    Haj n tullum

    Përgjigju
    • Robi: 21/11/2019 15:59

      Ky Besnik Muci hunderri qenka kopje e Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë