Emigrimi me gomone drejt Britanisë, Meta: E papranueshme që vendi ynë të lërë pas vende që janë në luftë! Rama të japë dorëheqjen

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për gazetarët është ndalur sot tek problematika e largimit të rinjve shqiptarë, kryesisht drejt Britanisë së Madhe me gomone. Teksa ka prezantuar disa shifra, Meta tha se është e papranueshme që vendi ynë të lërë pas vende që janë në luftë për një kohë të gjatë, si Afganistani e Siria. Meta në fjalën tij i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.

‘Marrin gomonet dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Britaninë e Madhe është e papranushme që vendi ynë të lërë pas vende që janë në luftë për një kohë të gjatë. Janë 137 udhëtimet me charterin super luksoz jashtë çdo transparencë. Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Ndërsa Edi Rama vazhdon që të qeverisë nga ajri me charterin super luksoz, shqiptarët përballen me skamjen dhe mjerimin. Shqiptarët të mos jenë më vendi i parë në botë për kërkesat për azil.'- tha Meta.

Meta u pyet edhe për protestën që ka thirrur Sali Berisha, ku tha se jo vetëm që do të protestojnë, pro edhe do kërkojnë llogari për shkatërrimin e ekonomisë familjare.

‘Jo vetëm të protestojnë por edhe të kërkojnë llogari për këtë shkatërrim të ekonomisë familjare në vend. Ti jepet fund këtij regjimi. 12 nëntori do jetë një manifestim i jashtëzakonshëm i shpirtit demokratik liridashës i kryeqytetit.’- u shpreh Meta.

Kryetari i partisë së Lirisë, vlerësoi edhe emrat që kanë kandiduar tek primaret e Sali Berishës, ku tha se janë njëri më i mirë se tjetri.

‘Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi hap pozitiv i ftoj kandidatët që të shpalosin platformat e tyre. Mbështesim procesin të heqim zgjedhën e rilindjes që ka bërë këtë kryeqytet me treguesit më negative të cilësisë së jetesës.’- u shpreh Meta.

Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje. Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 03/11/2022 19:57

    Mor pijanec I ndyre vertet ikin shqiptaret per nje te ardhme me te mire! Po 70%ven per shtepi bari o injorant rrugac i qelbur!

    Përgjigju
  • Ben1: 03/11/2022 16:40

    Shko mor hajdut! Ndaj ca pare nga ato qe ke vjedhur dhe pa dyshim qe nje pjese e atyre qe po ikin per shkak te zullumeve te tua dhe Berishes do te mund te qendrojne.Idiot qe akoma besohesh nga ca te ngrate qe nuk te kuptojne se kush je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis