Meta e Rama:Berisha ëndrra
në diell, do të bëjë diversion

Meta e Rama:Berisha ëndrra<br /> në diell, do të bëjë diversion
TIRANE-  “Kryeministri Berisha sheh ëndrra me sy hapur” kjo është përgjigja e kreut të LSI-së Ilir Meta vetëm pak minuta pasi nga Gjirokastra kryeministri tha se Meta kërkon ose karrigen e PS-së ose karrigen time. Disa orë më pas Rama tha se Berisha kërkon të bëjë diversion duke u përpjekur të peshkojë ngjala, por peshkon në tokë të thatë. Për Ramën se koalicioni është i fuqishëm.

META: BERISHA SHEH ENDRRA ME SY HAPUR
“Berisha ka problem se nuk ka vullnet të votojë tre ligjet gjatë këtyre ditëve kur përfundon parlamenti pasi është i kompleskuar se ky propozim vjen nga LSI dhe LSI është pjesë e opozitës dhe për tju shmangur këtij angazhimi kalon në marifete të tilla. Koalicioni i majtë ka një objektiv të vetëm, fitorja plebishitare dhe është në sintoni të plotë. Të tjerët kanë deklarata dhe dëshira të individëve të caktuar ashtu sikurse dhe Berisha ka ëndrra dhe vazhdon të shikojë me sy hapur ëndrra sa i takon 23 qershorit”- tha Meta në një prononcim për gazetarët nga selia e LSI.

Kreu i LSI-së përsëriti ftesën drejtuar kryeministrit Berisha për të votuar 3 ligjet e integrimit me kushtin që të miratohen në shtator dhe Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

“Shpresojmë që Berisha të kthehet nga mitingu i Gjirokastrës duke reflektuar dhe t’i qëndrojë angazhimit që dha në Vlorë, të bëjë çdo gjë për të marrë statusin brenda vitit. Ky është një kompromis i thjeshtë dhe s'e kuptoj çfarë problemi ka Berisha, sepse ai thotë se do fitojë, atëherë hajde t'i votojmë. Por është e qartë se bindja në humbjen plebishitare e ka kthyer në bllokues”- tha Meta duke e ftuar kryeministrin të jetë më konkret sa i takon votimit të 3 ligjeve. 

RAMA: BERISHA DO TE PESHKOJE, POR PESHKON NE TOKE TE THATE
Në një zë me kreun e LSI-së edhe kryetari i PS-së, disa orë më pas akuzoi kryeministrin se kërkon të bëjë diversion.
“Jini të sigurtë se asnjë lloj diversioni mbi fjalime apo fjali të thëna mes entuziazmit të fushatës elektorale nuk funksionin. Aleanca është kompakte. PS është forca udhëheqëse e kësaj aleance në kohezion e sintoni me LSI në bosht dhe të gjithë aleatët e tjerë. Mos kini as merakun më të vogël se kush do të jetë kryeministri pas fitores. Është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t’u zgjidhur bazuar mbi çfarë thotë Kushtetuta dhe vullneti i popullit. Më vjen keq por në këtë pikë skeni çfarë të peshkoni edhe pse Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet të peshkojë kudo që shef për të peshkuar, por po peshkon në tokë të thatë."- tha Rama në një konferencë për gazetarët nga Pallati i Kongreseve ku në orën15:00 pritet të nisë punimet Konventa Zgjedhore në ditën e dytë të saj. 

META: RESPEKTOJME MARREVESHJEN E FIRMOSUR ME 1 PRILL
I pyetur në lidhje me deklaratat e Nasip Naços dje nga Berati, ku ftonte qytetarët të votonin Metën si kryeministër, kreu i LSI-së nënvizoi se kjo parti do të respektojë marrëveshjen e koalicionit të firmosur më 1 prill 2013 në Shkodër.

“Sikurse u konfirmua edhe dje. Koalicioni është në sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit që thellon cdo ditë fitoren e 23 qershorit. Ne kemi rënë plotësisht dakord që doktori të mos jetë më kryeministër. Ajo që është më e rëndësishme është fitorja e opozitës së bashkuar. Kjo është ngjarje plotësisht e sigurtë dhe diferenca do të jetë mbi 200 mijë vota. Çështjet e tjera janë në përputhje me të gjitha normat e regullat e demokracisë. Marrëdhëniet tona janë mjaft konstruktive dhe vazhdojnë të jenë edhe pas 23 qershorit dhe do i qëndrojmë parimeve të firmosura në marrëveshjen e Shkodrës”

META: BERISHA DO TE BEJE DIVERSION
I pyetur nëse objektivi i LSI për këto zgjedhje ishte të dalë forcë e parë Meta u përgjigj:
“Në qarkun e Beratit pa diskutim synojmë të jemi të parët. Berishën pas 23 qeshorit e kam ftuar në Berat të vijë si turist, e do ta presim si turist, ndërsa diversionet e tij brenda të majtës a opozitës nuk kanë më asnjë të ardhme. Arriti të qëndrojë për një kohë të gjatë në pushtet falë këtyre problemeve. Tani fillon një epokë e re në mëngjesin e 24 qershorit, epoka e re e një Shqipërie që ecën pa ndalur në rrugën drejt BE-së. Berisha ka një problem të madh sepse ai nuk ka vullnetin që t’i votojë 3 ligjet gjatë këtyre ditëve, pasi është i kompleksuar që ky propozim vjen nga LSI, që është tani pjesë e opozitës dhe natyrisht për tu shmangur këtij angazhimi që duhet të jetë në interes të vendiut, kalon në deklarata të tilla”

META: BERISHA FAJTOR PER KQZ
“Qëndrimi ynë lidhur me KQZ-në mbetet tepër parimor. Opozia nuk ka arsye të legjitimojë shkatërrimin e pavarësisë së KQZ të bërë nga Berisha ashtu sikurse është e qartë që është e hapur të rivendoset besimi te KQZ dhe integriteti përmes një dialogu dhe një konsensusi, ashtu sikurse u bë kur u formua KQZ. Berisha duhet të marrë përgjegjësi, sepse jemi i vetmi vend në rajon që ka ende një problem të tillë, ku kemi jë gjysmë KQZ, megjithatë nuk do e pengojë opozitën të fitojë. Të gjithë po ndërgjegjësohen që një rotacion i qartë si ai që do ndodhë më 23 qershor jo vetëm do ndihmojë të hyjë në një perspektivë të re por dhe të eklipsojë problemet e tjera që po na lë qeveria përfshi dhe problemet zgjedhore.”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat