TIRANE- Nga selia blu ku mori pjesë në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka reaguar lidhur me shkresën e presidentit Ilir Meta i cili e shpalli 'non grata' në presidencë.
Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se Borchardt ka refuzuar të komentojë këtë veprim të presidentit Ilir Meta, ndërs i ka kërkuar gazetarëve ta lënë të qetë. Ai ka deklaruar se OSBE është organizatë që kërkon dialog mes palëve.
Në takim ishin të pranishëm edhe presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella i cili refuzoi të komentonte veprimin e presidentit Meta.
Sipas Metës, Borchardt ka vënë në disktutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit disa protestuesve.
Ambasadori i OSBE u përfshi në një incident me banorët e Astirit më 13 Tetor. Teksa po dilte nga hyrja e një pallati tek "Myslym Shyri" një prej banorëve të Unazës së Re që po protestonte para drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e banorëve të 'Astirit' i tha "Shame on you" ndërsa ambasadori reagoi duke i treguar gishtin e mesit. Pas incidentit Borchardt kërkoi edhe ndjesë publike.
I nderuar Ambasador. Kshu veprojn Europianet. Apo je bo Shqiptar se Te pelqen me sa duket. Pse jo
Përgjigju