Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka falënderuar  Jakup Krasniqi për bashkëpunimin e deritanishëm si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një bisedë telefonike, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi rolin e z. Krasniqi dhe kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis Kosovës dhe Shqipërisë.

"Vlerësoj bashkëpunimin tuaj të shkëlqyer me Kuvendin e Shqipërisë. Keni kontribuar për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis Kosovës dhe Shqipërisë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen", theksoi z. Meta në bisedën telefonike me  Jakup Krasniqi./ATSH/