Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe pse në qeli vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve që ta votojnë. Këtë herë kuadër të fushatës elektorale Meta ka cituar edhe një nga shprehjet e Papa Françeskut që u nda nga jeta më 21 prill, një ditë pas Pashkëve.

Sipas Metës nuk qytetarët nuk duhet të harrojnë porositë e Atit të Shenjtë ‘Ku ka rini, ka shpresë’, teksa nënvizon se nuk do të lodhet së punuari për t’i rikthyer shpresën tek të rinjtë.

 “Të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut të madh: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga "dimri demografik”.

"Ku ka rini, ka shpresë” thotë Papa Francesku. Ky amanet i madh i tij meriton çdo sakrificë.

Ndaj kurrë nuk do të lodhem së punuari për t'i kthyer shpresën rinisë, sepse vetëm kështu Shqipëria jonë e dashur do të jetë e sigurt dhe e begatuar edhe për qindra vite të tjera që do të vijnë.

VOTO NR.1 - Koalicioni “PD - Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ - Qarku Tiranë”, shkroi Meta në Facebook.