PD-ja merr në mbrojtje Presidentin: Xhafaj, sulm të papranueshëm kundër Kushtetueses

PD-ja merr në mbrojtje Presidentin: Xhafaj, sulm të papranueshëm kundër Kushtetueses

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Fatmir Xhafajt, që kritikoi dekretin e Presidentit për Marsida Xhaferllarin duke e cilësuar si anti-ligjor dhe në shkelje të Kushtetutës, por edhe sjelljen e Vitore Tushës, gjyqtare e Kushtetueses e vetmja e mbetur nga vettingu. 

Me deklaratën e sotme të Xhafajt, Bardhi thotë se u provua se Arta Vorpsi ishte e renditur e para, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.

"Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit. E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:

1.   Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).

2.   Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED.

Ata që spo lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese.

Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj" deklaron Bardhi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia fashiste pd: 18/11/2019 09:02

    O gazment ziu qoroglliu pds populli Shqiptar i ka par shum zullume në kuriz të tyre. Prandaj o derdimen ju gënjen mëndja se ju do vini prap në pushtet o gazmend ziu gjorglliu. Pty rac e poshtër maskarenjsh.

    Përgjigju
  • Mbrapa: 18/11/2019 00:17

    Po si ka mundesi kur njerezit ju thone ne sy me reagime qytetare ashtu si duhet te jete zbatimi i reformes ne drejtesi ju shfaqeni te terbuar dhe vendosni te gjithe ushtrine nga mbrapa

    Përgjigju
  • Pashai: 18/11/2019 00:12

    Sulme te shemtuara ndaj nje personi, pa te cilin nuk do ishte regorma ne drejtesi. Dhe pse? Sepse thote vetem te verteten e asaj qe duhet te jete.

    Përgjigju
  • asl: 17/11/2019 20:48

    Kur jane bere dhe analfabetet me syze apo i mban per tangerllek.Aha u prish dynjaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje