Vitore Tusha kundër KED, Gjykata Kushtetuese refuzon Vorpsin dhe njeh zyrtarisht Xhaferllarin

Vitore Tusha kundër KED, Gjykata Kushtetuese refuzon Vorpsin dhe njeh zyrtarisht Xhaferllarin

TIRANE - Gjykata Kushtetuese  shpërndau të premten një deklaratë në fund të së cilës shkruante se “është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtareve të reja, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, duke njohur si anëtare të kësaj gjykate emrin e dekretuar nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllarin dhe jo emrin e parë në listën e KED-së, të botuar në Fletoren Zyrtare, Arta Vorpsin.

Pak më vonë, përmes një njoftim tjetër, ajo bëri publik edhe listën e anëtarëve, për të cilën në njoftim thuhet se i plotësojnë kriteret.

Për të ardhur deri në këtë vendim, mësohet se ditën e djeshme ka pasur një mbledhje mes Vitore Tushës, Besnik Muçit, dhe dy anëtareve të reja Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të votuara nga Kuvendi.

Duke qenë se Vitore Tusha, është gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është e qartë se njoftimi është bërë nën urdhërat e saj. Vitore Tusha është anëtarja më e vjetër e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati, por qëndron ende në detyrë në pritje të zëvendësimit.

Ajo çfarë është më e rëndë, është fakti se në njoftimin që ka dalë nga Gjykata Kushtetues, me 'bekimin' e Vitore Tushës, janë renditur anëtarët që, sipas saj, i plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e kësaj gjykate, duke përjashtuar kështu Arta Vorpsin, e cila u zgjodh automatikisht nga KED si anëtare për në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk u shpreh brenda afatit ligjor 30 ditë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Njoftimi i djeshëm:

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;

3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;

4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;

5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

Njoftimi i ditës së djeshme, ishte jashtë kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk mund të vendoset me një njoftim, nëse një anëtar i plotëson apo jo kriteret, por duke qenë i njohur afrimiteti i Vitore Tushës me Metën, nuk është i rastësishëm ky vendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/11/2019 04:04

    Kush e propozoi Znj. Tusha ne pozicionin e kryetarit te KLSH????? ...Meta...Do shume mend per te gjetur vendimin si e ka dhene????

    Përgjigju
  • Vitore prosituta: 17/11/2019 01:13

    Po çfar bëhet kshu mor burr a mbahet një pro*itut si vitore tusha akoma në gjykat të lart mjer Shqiptarët.

    Përgjigju
  • Populli: 16/11/2019 22:57

    Vitore Tusha te shkarkohet urgjent nga gjykata kushtetuese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë