Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit

Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit

Gjykata Kushtetuese

TIRANË - Nga qelia 313-të në kryeqytet kreu i PL-së Ilir Meta ka reaguar mbi situatën në Gjykatën Kushtetuese ku ende nuk dihet çdo të bëhet me mandatin e kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj.

Meta në Facebook e përshkruan situatën e Gjykatës Kushtetuese si një krizë të thellë të moszbatimit të ligjit, duke akuzuar qeverinë për ndërhyrje dhe manipulim të procesit për emërimin e anëtarëve.

Meta e përshkruan drejtësinë si të kapur nga mazhoranca, duke e quajtur “Narkodrejtësi” që vepron sipas interesave të qeverisë dhe grupeve kriminale.

Më tej shton se brenda mazhorancës ka një luftë për kontrollin e institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një reflektim të interesave dhe përfitimeve të paligjshme.

Meta bën thirrje për protesta dhe mosbindje civile si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund qeverisjes së ashtuquajtur “Narkoregjim”.

Reagimi i plotë i Metës: 

Kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon NarkoRepublikën që ka zaptuar zyrat e shtetit dhe qeveris sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve.

Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë te thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetem në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga Edi Rama dhe përkrahjes, që i është dhënë kësaj drejtësie nga Narkodiplomatë të caktuar.

Prej vitesh u bllokua KED sepse nuk dilnin goglat si i kërkonte Edi Rama për ta rrëmbyer me çdo kusht e çdo mjet.

Gjyqtari përgjegjës për falsifikimet u amnistua nga SPAK, gjoja për mungesë pasojash, sepse bllokimi për vite i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte problem dhe nuk kishte pasoja sipas për SPAK-ut të Edi Ramës.

Ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme te fraksioneve të "Rilindjes" brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre të pista, por edhe në përmbushje të qëllimit të Edi Ramës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese 9-0 vitin e ardhshëm si vijim i skenarit të dështuar të betimit tek Lana që u asgjesua në atë kohë nga unë, si President i Republikës.

Zgjidhja e kësaj krize të stisur nuk vjen përmes Gjykatës Kushtetuese, por vetëm nga respektimi i nenit 2 të Kushtetutës "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit".

Ndaj vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t'i shkurtuar ditët Narkoregjimit që mbahet në këmbë nga Narkodrejtësia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS