Meta: Heqja e imunitetit
është një detyrim i politikës

Meta: Heqja e imunitetit <br />është një detyrim i politikës
TIRANE - Aleatja e Kryeministrit Berisha në Qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), kërkoi votimin e paketës për heqjen e imuniteteve në datën 6 gusht, pasi sipas saj kjo nuk është një betejë politike, por një detyrim i politikës për integrimin e vendit në BE.

Sipas liderit të LSI, Ilir Meta, heqja e imunitetit është një mundësi për transparencë. Deklarata e kreut të LSI u dha në mbledhjes e Lëvizjes Rinore për Integrim. “Që Shqipëria të meritojë statusin duhet votuar heqja e imunitetit dhe kjo nuk është betejë e politikës por detyrim i saj”, tha Meta.

Meta shtoi më tej se LSI ka qenë e vendosur për të korrigjuar disa padrejtësi në Kodin Zgjedhor si dhe për të votuar pro prioriteteve të vendosura nga BE. “Jemi para disa javëve të rëndësishme dhe ne kemi qenë të bindur për korrigjimin e disa padrejtësive që u bënë me Kodin Zgjedhor. Përshëndetëm arritjen e konsensusit për reformën dhe ne si LSI dhamë kontributin tonë”, shtoi Meta.

Kreu i LSI vlerësoi edhe punën e të rinjve duke premtuar se LRI shumë shpejt do të jetë një forcë e rëndësishme në vend dhe brenda 2 muajve do zhvillojë edhe Konventën Rinore për Integrim.

(kz/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!