Presidenti Ilir Meta, me rastin e 1 qershorit i është bashkuar festës së fëmijëve.
I përqafuar nga vogëlush, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrshme në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
Me një poezi të Naim Frashërit, presidenti Meta ka zgjedhur të përfundojë postimin e tij.
“Falu gjithë mirësitë
Të rrojnë me nder në jetë
Të mësojnë dituritë
Të bëhen të vërtetë
Të nderojnë Mëmëdhenë
Vlerat t'ja lartësojnë
Mbi gjithë botën ta ngrenë
Si lule ta zbukurojnë!”
Lajmi kryesor:
Sot 1 qershori, e gjithë bota në festë, Rama: Gëzuar! Kushi: Të punojmë më shumë për fëmijët tanë
