Meta i dha nënshtetësinë të dënuarve e të akuzuar për vrasje, por ia mohon gruas së ushtarit shqiptar të UÇK: Më kërkojnë para

Meta i dha nënshtetësinë të dënuarve e të akuzuar për vrasje, por ia mohon gruas së ushtarit shqiptar të UÇK: Më kërkojnë para

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’i japi nënshtetësinë shqiptare bashkëshortes së një luftëtari shqiptar të UÇK-së nga Shkodra.

Bashkim Shkodra, në një intervistë për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, tha se ka 11 vite i martua me një grua nga Drenica me të cilën ka 6 fëmijë, ndërsa nështetësinë shqiptare bashkëshortja e tij nuk e ka marrë as gjatë këtij mandati të Ilir Metës si President.

“Kemi 11 vite martesë me të, por kam problem se nuk më ja japin nënshtetësinë shqiptare. Arsyeja është se më kanë lypur para dhe unë nuk kam para. Jetoj me vuajtje, nuk kamë forcë të paguaj. Kam 11 vite martesë dhe 6 fëmijë. S’kam kërkuar asgjë nga kontributi im në luftë se e kam bërë me shpirt, jam nisur për të vdekur në luftë”, tha ai.

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë, një investigim i “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin e dhënies së 382 nënshtetësive shqiptare të huajve nga Presidenti Ilir Meta, duke kompromentuar rëndë institucionin e Presidencës dhe shndërruar atë në fabrikë qokash, paligjshmërie dhe interesash të dyshimta.

Në fakt një pjesë e personazheve që janë pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta nuk kanë plotësuar kushtet ligjor, por i është dhënë nënshtetësia me justifikimin e interesit kombëtar dhe 'meritave të veçanta', ndërsa janë edhe pjesë e kupolës së krimit, korrupsionit politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen