Meta i përcjell KED-së 13 kandidatura për Gjykatën Kushtetuese

Meta i përcjell KED-së 13 kandidatura për Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka shpallur sot 13 kandidatë, të cilët do të garojnë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar pas largimit të Altina Xhoxhajt.

Presidenca njofton se aplikantët do t’i dërgohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit sipas procedurave ligjore.

Njoftimi i plotë:

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:

1. Z. Alban Brati
2. Znj. Arta Vorpsi
3. Z. Avni Shehu
4. Znj. Elsa Toska
5. Znj. Fiona Papajorgji
6. Z. Ilir Mustafaj
7. Znj. Irena Reso
8. Znj. Kestrin Katro
9. Z. Klodian Rado
10. Z. Kostandin Kazanxhi
11. Znj. Marsida Xhaferllari
12. Znj. Mimoza Qinami
13. Znj. Valbona Bala (Pajo)

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit