Meta i telefonon De Biasit: Urime
për fitoren e shpirtin e sakrificës

Meta i telefonon De Biasit: Urime<br />për fitoren e shpirtin e sakrificës
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka telefonuar sot trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ku e ka uruar atë për fitoren si dhe lojën e luajtur të ekipit si dhe solidaritetin mes lojtarëve.
 
Gjatë bisedës telefonike, Meta ka thënë se ekipi i dha krenari gjithë kombit shqiptar dhe dhanë një leksion të shkëlqyer se si fryma e grupit dhe ekipit mund të kapërcejnë çdo vështirësi dhe sesi ëndrrën mund ta kthejnë në realitet.

Urimet më të përzemërta për lojën e zhvilluar, për solidaritetin e ekipit dhe fitoren. Fitorja e mbrëmshme është një mesazh i madh për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Është një mesazh i sakrificës, i përkushtimit, i kohezionit dhe drejtimit me vizion” ka thënë Meta.

Por ai nuk ka lënë pa falënderuar edhe tifozët shqiptarë që i kanë dhënë zemrër ekipit për paraqitjen dinjitoze në këtë kampionat.

Urimet më të përzemërta dhe të gjithëve tifozëve kuq e zi, të cilët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme i dhanë zemër djemve të kombëtares për paraqitjen dinjitoze në finalet e këtij kampionati evropian, si dhe treguan vlerat më të mira të kombit tonë me shfaqjen e jashtëzakonshme kuq e zi në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga ekipi kombëtar”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë