Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shprehu ngushëllimet komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdita, “Imzot Rrok Mirdita do të mbahet mend dhe nderohet si një ndër pionerët e rikthimit tek besimi hyjnor dhe ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri, pas errësirës së gjatë shpirtërore të regjimit komunist, i cili u mohoi shqiptarëve edhe të drejtën e besimit”,  u shpreh Meta.