Në një reagim zyrtar zëdhënësi i presidentit të Republikës deklaron se në përplasjet e djeshme në Shkodër flamuri kombëtar është përdhosur, duke dënuar rëndë këtë akt. Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kreut të shtetit lidhur me dhunën që protestuesit ushtruan dje ndaj forcave të policisë duke tentuar me çdo kusht pengimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama.
Zëdhënësi i Metës thotë se i bën thirrje organizatorëve të takimeve elektorale që të tregojnë mës humë respekt për Flamurin Kombëtar.
"Shprehim keqardhjen e thellë për aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura.
Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.
U bëjmë thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar!
U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa dallim, që kur përdorin Flamurin Kombëtar të tregojnë respekt dhe nderim jo vetëm para mediave, por kurdoherë!", thuhet në reagimin e presidencës.
Kryeministri Edi Rama mbërriti dje në kryeqendrën e Veriut, mes gazit lotsjellës dhe protestave të organizuara nga kryebashkiakja Voltana Ademi, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, kryedemokrati i Shkodrës, ish-deputetë dhe zyrtarë të tjerë të djathtë.
Lidhur me këto përplasje dhe incidente nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e presidentit Ilir Meta.
Qelbesire. Dita e pare e burgut per ty do jete nje dite e bukur per Shqiperine
PërgjigjuO ilir hajdut meta ti je njeriu më i pështir i Shqipris. Ti s'vlen as për pastrus wc se je njeri shum tinzar e shum hajdut. Po faijn kryesor që ti ke hyr në atë zyr e ka ED palla. Mjer Shqipria me politikan si puna jote o ilir floriri. Po mos u mërzit. Z O T I VONON POR KURR S'HARON.
PërgjigjuPo kur u dogj stema e Flamurit Kombëtar me përkrenaren e Skënderbeut në kutitë e KQZ-së, pse nuk fole President ?
Përgjigju