Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës së sotme për shtyp ka zbuluar se kushëririt të tij në Maliq, i ka shkuar policia natën në banesë për kontroll, dy ditë pasi ishin takuar së bashku.
‘Tani mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë në bulevard se unë vete te kushëriri im në bashkinë e Maliqit në Korçë ku jeton të pi një gotë raki atje, dhe pas dy ditësh, ai ish ushtarak, njeri i nderuar jeton me zonjën e tij, i vete policia në shtëpi natën kontroll banese. Po pse? Se ti ke një çun në Amerikë ka bërë një video, me armë…
Unë kur të shkoj tani në Maliq do detyrohem të dal shëtitje me të se po ti shkoj prap në shtëpi atij apo një tjetri mund ti shkojë prap policia. Vajtëm bëmë aktivitetin në Durrës e bëri shoqata e Durrësit në bashkëpunim me bashkinë, u respektuan kushtet, nga 50 që kishte thënë Bashkia, s’kishte as 35 veta. Iku presidenti u mor kryetari i shoqatës e ju e dini sa janë pensionet e pensionistëve tanë edhe gjobë 50 milionë lekë.
Tani unë nuk kam ça bëj do shpëtoj popullin nga gjobitjet deri më 25 prill, unë tani do dal me qytetarët rrugë më rrugë, për ca do dal? Të gjithë të shkojnë të votojnë, e kanë për detyrë. Demokacia fillon e mbaron te vota. Fjalë janë thënë dhe në kohën e Enver Hoxhës, barcaletet e Shkodrës qarkullonin në gjithë Shqipërinë por fjalët kishin edhe dajakun. Askush s’ka pse të shqetësohet nga mesazhet e presidentit, Presidenti thotë vetëm gjëra të vërteta”.
Lajmi kryesor: