Lidhja me Sigurimin e Shtetit? Meta: Jam 1 mln% i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha! Fabrikuesit e intrigës do mbajnë përgjegjësi

Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa tha se Autoriteti i Dosjeve do të mbaj përgjegjësi penale. Meta tha se kjo tregon se sa kriminale është banda në pushtet. Drejtuesi i Partisë së Lirisë u rezervua në emra, ndryshe nga ç'bëri aleati i tij Berisha më herët, por teksa përsëriti se ai nuk ka qenë spiun te ish sigurimi, paralajmëroi autoritetin e dosjeve se do të përballet me pasoja ligjore e personale.

‘Është përgjegjësi e madhe tashmë e autoriteti i konfirmuar si Autoriteti Kriminal  i Dosjeve që po qarkullojnë emra në publik, autoriteti i Dosjeve është një institucion që duhet të kujdeset në mënyrën më transparencë që mos të rilëndohen viktimat e asaj periudhe. Autoriteti i Dosjeve e di që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Ato të dosjeve e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori, pasi ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestuar këtë skenar e dinë që Ilir Meta s’ka jetuar në konvikt dhe nuk ka spiunuar asnjë shok konviktor. Personi në fjalë, pra i ndjekuri këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë. Kishte në plan të dilte me të gjitha 10 e të bëhej pedagog. Autoriteti i Dosjeve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore me atë shkelje të turpshme që ka bërë. Do mbajnë përgjegjësi penale edhe personat e përfshirë. E kishte shumë të lehtë Autoriteti i Dosjeve, pasi Ilir Meta, ka firmosur një kërkesë për t’u verfikuar dhe ka bërë të qartë se nuk ka qenë i favorizuar i Sigurimit të Shtetit. Ky rast tregon se sa kriminale që është banda në pushtet. Është kriminale, dhe ajo nuk u tromaks kur falsifikoi firmën e ish-kryetarit të Kuvendit.'- tha Meta.

Në koherencë të plotë Ilir Metën edhe Sali Berisha e ka quajtur mashtrim të madh akuzat ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha ka mohuar që Meta të ketë qenë spiun, ndërsa ka bërë publik emrin e personit që ka qenë bashkëpunëtor me  inicialet I.M. Meta ndërkohë ka thënë se autoriteti i dosjeve manipuloi faktet dhe për këtë do mbajë përgjegjësi ligjore.

Sali Berisha deklaron se ka në duar informacione që vërtetojnë se personi që përmendet në dosje si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit nuk është Ilir Meta. Madje ai përmend edhe emrin, që sipas tij është I.M që ka spiunuar shokun.

"Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurt. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën", tha Berisha. 

Në sinkron me njëri tjetrin, Berisha e Meta bëjnë përgjegjës Edi Ramën se ka urdhëruar autoritetin e dosjeve të manipunojë të vërtetën.  Nismat ligjore të depozituara nga PS e PD që do t’i hapnin rrugën rivlerësimit të figurave me Certifikatën e Pastërtisë së Figurës, Meta e Berisha nuk i kundërshtojnë hapur, por shprehin skepticizëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
‘Ka disa që e duan SHBA-në më shumë se ambasadorja’ Meta i përgjigjet Ramës: Mezi e dëgjova atë fjalim qesharak

 

Ilir Meta në një konferencë për mediat e cilësoi qesharak fjalimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në aktivitetin kushtuar 100 viteve marrëdhënie diplomatike me SHBA-në.

‘Në ftesën që kam pasur nga presidenti dhe ambasada kam qenë nga të dyja. Kam dëgjuar dhe një fjalim qesharak të një halldupi, kam qëndruar me shumë durim. Nuk mendoj se është momenti në këto situata varfërie për të harxhuar miliona euro për festa dhe gjëra të tilla.’- tha Meta.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha se në vendin tonë nuk ka forca anti-amerikane, por ka nga ato që e duan më shumë SHBA-në se vetë ambasadorja e këtij shteti.

Ora 13:47
Spiun i ish-Sigurimit? Meta: Jam 1 milionë % i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha

 

Ilir Meta ka thënë sot se ai është verifikuar një herë për çështjen nëse ka qenë apo jo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit. Meta tha se është verifikuar që nga koha ‘të madhërishmit Berisha’ siç e quajti ai vitin 1996.

“Do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Jam 1 mln përqind i pastër. Jam verifikuar që në vitin 1996 kur ishte i madhërishmi Berisha. Unë e di shumë mirë kush e ka bërë këtë intrigë. Pikërisht sepse ka lindur një force e re politike, Partia e Lirisë. Tani nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen por ka një opozitë të vërtetë. Dhe këtë opozitë të vërtetë do ta rrëzojmë përdhe shumë shpejt. Ata përdhe janë por deri tani nuk kishte kush t’i dilte si alternativë. Tani opozita është alternativë ndaj tani ata do të mbajnë përgjegjësi. Ta ndryshojnë ligjin si të duan. Të bëjnë një ligj të posaçëm për të hapur dokumentet për Ilir Metën që nga çerdhja. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe në krye të këtyre proceseve”, tha ai.

Ora 12:47
Ilir Meta spiun i ish Sigurimit të Shtetit? Sali Berisha e merr në mbrojtje: Lojë e turpshme e Ramës, ja kush është I.M që del në dosje

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ilir Metën për përfshirjen e tij si informator i ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha tha se kjo është një lojë e turpshme e Ramës. Berisha tha se ka lexuar dosjen dhe I.M nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.

“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurt. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën.

Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën. Në dokumentin që Genta Sula i thotë BNikollën e akuzon Ilir Metën direkt për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një ak i pashembullt. Kjo zonjë është ka shfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.

Mbi bazën e këtij dokumenti të bërë nga SHIK, për herë të parë në jetën e saj poltika ‘Linda e Parlamentit’ tha se se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Rama përdoru SHISH për fabrikim të dokumenteteve.

Cila është situate ligjore sot në Shqipëri?  Në vitin 1995, këtu është miratuar ligji i lustracionit i përkthyer fjalë për fjalë, ligji i hartuar nga presidenti Vasllav havel dhe i dorëzuar në parlamentin e asaj kohe në Çekosllovaki. Sali Berisha e ka marrë atë ligj, e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka kaluar në parlamentin shqiptar.  Ai ligj kishte lustracionin: Pengoheshin për të marrë pjesë në funksione zyrtare të gjithë piramida e persekutimit, le ët themi, të shqiptarëve, polici sekrete, hetuesi, gjykata, prokurori. U zbatua. Ilir Meta mori certifikatën të cilën po të mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë. Ju garantoj këtu’”, tha Berisha.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën