Meta jashtë loje, nesër Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Meta jashtë loje, nesër Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka refuzuar për të zgjedhur anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, mes një liste të dytë me tre emra të renditur sipas meritave nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Dita e sotme ishte afati i fundit, brenda të cilit kreu i shtetit mund të zgjidhte anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, pas emërimit të Besnik Muçit, i cili nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Vetingun. Me refuzimin e Presidentit Meta, pavarësisht pretendimeve të tij, ditën e nesërme në 8 nëntor, Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, duke e çuar në tre numrin e anëtarëve në këtë gjykatë. 

Në datë 08.10.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Ilir Metës dy lista me nga tre kandidatët, për dy vende vakante të shpallura nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht në datat 07.02.2018 dhe 04.03.2019. Lista e parë përbëhej nga Arta Vorpsi 89,624 pikë; Elsa Toska 85, 428 pikë dhe Besnik Muçi 81,928 pikë. Meta zgjodhi të fundit, Besnik Muçin, i cili nuk e ka kaluar Vetingun dhe që rrezikon të shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Lista e dytë përbëhej Arta Vorpsi 89,642 pikë; Fiona Papajorgji 88,785 pikë dhe Elsa Toska me 85, 428 pikë. Meta nuk ka emëruar njërin nga tre emrat e listës së dytë, me pretendimin se anëtari i radhës i Kushtetueses duhet të emërohet nga Kuvendi. Kuvendi ka afat deri në mesin e muajit nëntor, pasi KED i ka përcjellë Kuvendit listën për një tjetër vend vakant për në Kushtetueses, më vonë. 

Ndërkaq, pika 4 e nenit 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i ndryshuar në vitin 2016, parashikon që “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”. 

Ligji nuk i jep asnjë kompetencë Presidentit të bëjë interpretime apo letra për këtë çështje, por thjeshtë i cakton një fat, brenda të cilit duhet të bëjë emërimin, në të kundërt kandidati i parë i renditur në listë, zgjidhet automatikisht. 

Në letrën e tij, drejtuar institucioneve, Meta hedh akuza në adresë të kreu të KED, i cili sipas Presidentit “Siç del qartë nga informacioni i përcjellë nga KED-ja, rezulton se Kryetari i KED-së, në të njëjtën datë 08.10.2019, ka realizuar procesin administrativ të dërgimit të listave pranë Presidentit të Republikës për plotësimin e 2 (dy) vakancave njëherazi. Nuk rezulton që KED-ja, në mënyrë kolegjiale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ është kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas nenit 226 pika 2/e, të ligjit nr. 115/2016, ka si funksion vetëm të nënshkruajë aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe t’ia përcjellë ato organit të emërtesës”. 

Kreu i KED është Ardian Dvorani, anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë që i shpëtoi Vetingut. Rastësi apo jo, Dvorani ka qenë pjesë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në janar të vitit 2012, i cili gjykoi dosjen në ngarkim të Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej për korrupsion aktiv nga Prokuroria, e cila kërkonte dënimin me dy vjet burg. Ardian Dvorani ishte i vetmi anëtar i Kolegjit Penal, i cili votoi kundër pafajësisë së Metës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 08/11/2019 10:03

    Eshte fyerje per te gjithe shqiptaret e ndershem qe qendron akoma ne krye te shtetit dhe mban akoma titullin e presidentit nje person i dyshimte ne te gjitha drejtimet si Metaj Iliri, i cili pervecse eshte nje nga 'biznesmenet" e felliqur (ne prapaskene kuptohet) te ketij vendi,qe administron nepermjet njerezve te besuar te tij,firma te medha e te fuqishme te mermerit,te vincave te rende etj etj,qe ka pasuri sa nuk i kane te gjithe shqiptaret e ndershem e punetore se bashku,qe rron si sheik dhe qe eshte akuzuar si askush tjeter ne kete vend per korrupsion,pse jo dhe per urdherues vrasjes e shantazhesh mbi persona te ndryshem dhe qe populli e quan jo kot,me qellim e me tallje si "Iliri i floririt" (nofka e vene fillimisht nga Berisha kjo ?!!!),"sheiku i Skraparit" etj etj dhe qe do ishte futur ne burg po te mos bente marreveshje e ti nenshtrohej Berishes,padronit te mafjes shqiptare,i cili urdheroi gjyqtaret shebeke te tij 9qe sot ngecen qe te gjithe ne rrjeten e vetingut)e "me demek ekspertet" e tij qe ta nxjerrin te pafajshem.Ky lamash,i futur ne radhet e partise socialiste me porosi te Berishes qysh ne vitin 1990,beri kariere ne PS,duke luajtur rol te dyfishte dhe gradualisht u shnderrua ne nje gangrene kanceroze te ketij vendi e te ketij populli.Jo vetem qe nuk e ka merituar postin e presidentit ne vecanti,por duhet te shkarkohet me ceremoni dhe te kaloje ne skaner per pasurine prej sheiku te tij e te jape llogari si per videon e famshme,per cezin dhe 200.000 eurot qe i kerkonte Ismailajt per "fushate elektorale" e per te tjera "xhevahire" te tij e te buces qe ka per grua dhe qe eshte dhe me e lige se ai vet.Ka ardhur koha qe "cibane" te tille (sic thoshte dhe i madhi Sander Prosi) te qerohen nga kjo toke e te marre fryme lirisht ky popull nga keta gangstere politike te tipit Metaj,Basha,Berishovic e kompani!30 vjet hypur ne kurriz te ketij populli nga keto dy banda,e madhja dhe e vogla,jane shume per kete popull.Enveri qendroi 45 vjet,por e mori pushtetin me gjak e me pushke ne dore,kurse keta e moren bakllavane ne tepsi dhe i kane nxjerre uje te zi ketij populli.Vetem Reci i lan llogarite me ta!

    Përgjigju
  • Sala: 08/11/2019 08:52

    Ca foto i kane vu.....tamam burre shteti!!!!!!

    Përgjigju
  • TOPI KAKASUTIT FATMIR EDEPSËZ ÇAFAJ: 08/11/2019 08:09

    Populli Shqiptar është një popull dele. Se po të ishin popull me taban se pranonin kur një bastard të till President. Ky fundërrin u pa me zë e figur se si vidhte me bllok në dor me një të rën të lapsit 700 mij Euro. Pra një popull solid hajdutin e nxirnin me shkelma një jashqitje të till. Po ky popull siç ka kokën ju vihet festja e ta gëzojn festen e i pafshin hajrit popull debil popull kodosh.

    Përgjigju
  • Sam: 07/11/2019 21:23

    Shume vite me pare punonja ne Leskovik dhe cdo mengjez heret nje lukuni qensh ndiqeshin neper rruge dhe lehnin;nje mengjez dikush tha:Pse nuk i vrasin keta qener (shumica me plage dhe nje pjese me nje sy)?Nje plak i mencur dhe teper hokatar tha:Po te vrisni dy-tre bushtrat ne krye te lukunise te tjeret do te pushojne??!!Tani zevendesoni fjalet qen(er) me politikanet e sotem ,a e gjeni dot kush jane bushtrat??Po u ndihmoj une si filling:ata jane I M,S B ,,por kam frike se jane shume??

    Përgjigju
  • Erik: 07/11/2019 20:08

    Dvorani ka mbeshtetjen e pakushtezuar nga SHBA, ndersa Metes dhe Berishes u eshte heq viza prej kohesh. Burgosja e tyre, çlirim i vendit.

    Përgjigju
  • edi: 07/11/2019 19:50

    Oh ai djall i Kombit lutet per SPAK drejtesi Therret e bertet se skemi kte or ate Kush akoma e pyet ate Kripto/Kriminel nga krahina dhe soji nga eshte Dajua i tije SULO-GRADECI beri kerdine nen urdherin e Enverit Mu me habit dicka se duhet kush Gjykata or dicka qe ta heqesh kete Ky perbindesh Lafarak ka bere aq deme ne ate Kom Se kush dreqin mendoj ta bejme president nje Creature aq te fshehte qe solli e sjel shume Trubullira ,dhe disa i bejne photo si Gogol i voge i veshtirshem ne tere historine e politikes Deme aq sa disa o se kuptojne or jane nje soj lloji si ai BASTARD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen