Presidenti Ilir Meta tha se 13 tetori nuk do të jetë datë vetëm për zgjedhjet vendore. 13 tetori do të jetë datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe për të bërë zgjedhjet për presidentin. Ai tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike që vijon edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore më 30 qershor.
Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vë cilin kandidat të dëshirojë. "Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë", tha Meta në një konferencë për mediat.
"Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Dhe unë do të kandidoj për president me këto kompetenca që janë, nuk kam asnjë shqetësim. Dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që s’më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë! Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp për mua si President i Republikës nëse populli shqiptar nuk më voton, që të shikoj punën time.
As për Edin, as për të gjithë të tjerët, sepse në fund fare edhe Churcilli fitoi luftën, por populli anglez nuk e votoi. Pastaj pasi të bëj pak pushim, e votoi sërish. Kështu është demokracia prandaj njerëzit shprehen, prandaj njerëzit duhet të kenë besim në votën e tyre. Dhe kjo është rruga e zgjidhjes së secilit vend. Ky ishte propozimi im. Në qoftë se ka ndonjë propozim zoti Rama, ta bëjë, kur të dojë! Në qoftë se ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog, por që nxit sherr në Shqipëri, le ta bëjë, ta dëgjojmë! Unë nuk pranoj asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit të së drejtës në Shqipëri! E ftoj zotin Rama të tregohet serioz dhe i përgjegjshëm!", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta jep propozimin e tij për zgjidhjen e krizës: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin /Video
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë 5 opozitarët që i bashkohen PS-së! Braimllari në listën e hapur në Tiranë, Nusret Avdulla në Fier! Ish-funksionarja e PD në listë të sigurt
12 Mars, 22:17
-
Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj
12 Mars, 07:35
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
‘Janë 41 vepra të tjera që akuzohet Berisha’, avokati Beqiri në 'Frontline': Për 11 dosje janë hapur hetimet! Veliaj duhet hetohet në gjendje të lirë
11 Mars, 19:27
-
Zgjedhjet e 11 majit, Tafani: Rama me metodën që ka ndjek maksimizon votën, koalicioni i Berishës me personazhe të vegjël! Meta në listë të hapur, jo kosto për PD
11 Mars, 16:16
-
‘Tik-taku’ i listave/ Ethet e kandidimit mbërthejnë PD! EMRAT e mundshëm në 12 qarqe! Meta sfidon besnikët e Berishës, del në listë të hapur! Si ndahet ‘torta’ për PL e aleatët
11 Mars, 13:45
-
Meta kritikon Berishën dhe konfirmon kandidimin në listat e hapura të Tiranës: Nuk i doja listat e mbyllura që nga 2008! Pa sakrifica ekstreme s’ka fitore, fushatë nga qelia
11 Mars, 11:10
-
Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës
10 Mars, 23:13
-
Skënder Minxhozi: Madhështorë dhe…në SPAK!
10 Mars, 22:17
-
Meta kandidon në listën e hapur në Tiranë/ Shabani në '5 pyetje nga Babaramo': Nuk bëhet dot deputet është në burg! Muça: Berishës i kërkoi 7 mandate të sigurta
10 Mars, 21:56
-
Meta nga burgu refuzon ofertën e Berishës: Do kandidoj si deputet në listën e hapur të Tiranës
10 Mars, 19:45
-
Ylli Pata: Squllja sistematike e retorikës për heqjen e 'Non Grata-s'
8 Mars, 19:38