Meta thirrje Dumanit: Merri florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajua shqiptarëve! Krevatin tim do e vë te selia

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai i bëri thirrje Dumanit që t’i sekuestrojë pasuritë e tij të supozuara, florinjtë apo dhe fabrikat dhe t’ua shpërndajë shqiptarëve.

Ai tha se ¼ e shtëpisë së tij, do ia fal motrës, që kujdeset dhe për prindërit e tyre. 

‘Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia. Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës...

Dum Dumani është palaço, është shndërruar në pistoletë të Edi Ramës për të vrarë pluralizmin politik. A thashë të Dvronain se ishte kështu a doli Venecia dhe u detyrua KLGJ ta shkarkonte. Pse nuk them për Zaganjorin.  Dumani nuk ka këllqe të merret me çështjen e detit.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon sërish Dumanin: Më ke çuar njerëz që të iki nga Shqipëria! SHBA të ka thënë më fut në burg, nga qelia do e shkrij atë celulë kriminale


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?