Meta: 'Zgjedhoren' e kthej po kaloi pa konsensus! Do shpall menjëherë zgjedhjet e përgjithshme të 2021 pa konsultuar me partitë, të futet kush të dojë. Cili është plani i tij?

TIRANË-Me një lëvizje surprizë, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi ditën e sotme se do të shpallë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2021 menjëherë pas miratimit të Reformës Zgjedhore, pa u konsultuar me asnjë parti politike, ndërsa shtoi se le të marrë pjesë më pas kush të dojë. Sipas Kodit Zgjedhor që është në fuqi, në nenin 9, pika 2 thuhet se Presidenti i Republikës ka të drejtë për të shpallur datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para.

Duke konsideruar se koha e zgjedhjeve është spostuar me fashën e re 15 prill-15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor, duke marrë në konsideratë zgjedhjet në pranverë, pra në fashën e parë, Presidentit i lejohet që të shpallë datën e zgjedhjeve të reja për vitin e ardhshëm edhe në ditën e parë pas marrëveshjes, pra që në fillim të qershorit nëse dëshiron.

Pra, shkelje do të ishte nëse do ta shpallte datën më vonë se gushti, por jo përpara, pasi askush nuk e ndalon që të shpallë ditën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm edhe ditën e hënë të javës që vjen. Por lëvizja e çuditshme e kreut të shtetit me paralajmërimin që bëri sot ngre shumë pikëpyetje, pasi duket një plan i tij i ri.

Neni 9 i kodit zgjedhor per shpalljen e dates se zgjedhjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Meta: Me miratimin e Zgjedhores shpall zgjedhjet e ardhshme, le të hyjë kush të dojë (VIDEO)

Presidenti Meta tha se me miratimin e reformës zgjedhore ai do të shpall ditë e zgjedhjeve të ardhshme brenda hapësirës ligjore që i jep kushtetuta e ligji. Meta tha se këtë do e bëjë pa u konsultuar me paritë dhe kush të dojë le të futet në zgjedhje.

"Po bëj të qartë se në të hapësirën kohore që kodi do më lejojë,  i miratuar me konsensus apo jo, në hapësirën që më jep Kushtetuta do të bëjë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, të ardhshme menjëherë pa u konsultuar me asnjë parti pasi jam i sigurt që të gjithë mezi po presim. Dekreti i presidentit është shumë i qartë, firmos dhe kushdo të hyjë në zgjedhje kush nuk do të mos hyjë është problemi i tij", tha Meta

Ora 13:42
A është keqinformuar ambasadorja e SHBA për drejtësinë? Meta: S'merrem me thashetheme (VIDEO)

Disa muaj më parë, Ilir Meta u shpreh se ish-ambasadori amerikan Donald Lu i kërkoi ndjesë se ishte i keqinformuar përsa i përket reformën në drejtësi, i pyetur se në këndvështrimin e tij, a mendon se edhe ambasadorja e re Kim është e keqinformuar, kreu i shtetit u shpreh se "Jam për të folur për gjëra më të rëndësishme, këto muhabete Rilindje lërini për vend tjetër, nuk merrem më me këto histori dhe këto punë, aq më tepër me thashetheme. Jam në krye të detyrës, mbi presidentin është vetëm Kushtetuta dhe mbi atë populli. Gjithë vendet e OKB shto edhe fuqitë bërthamore nuk e detyrojnë dot presidentin të shkelë kushtetutën" tha ai.

Ora 13:41
'Rama do t’i japë Erdoganit, bazën e Pashalimanit'! Meta: Presidenti s'i di të gjitha (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk ka informacion për lajmin që publikuan dje mediat greke se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare. "Për Pashalimanin Presidenti nuk i di të gjitha, do më duhet të këshillohem me institucionet dhe t'u jap një përgjigje në kohën e duhur. Jo cdo gjë e di presidenti' tha Meta.

Ora 13:30
Meta: Mezi pres konsensusin për mbylljen e reformës zgjedhore brenda 31 majit (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u shpreh se pret mbylljen e marrëveshjes për reformën zgjedhore brenda 31 majit.

"Për çështjen e Kodit Zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur që ndjek në media pasqyrimin e deklaratave të aktorëve politikë dhe diplomatikë, që ka përparime. Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllen me konsensus në këtë tryezë të Këshillit Politik të gjitha ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, por dhe nga partnerët e tjerë.

Menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë, në mënyrë që të japim një lajm të mirë nga Tirana edhe për qytetarët, por sidomos për partnerët ndërkombëtarë, pavarësisht se do të jetë një lajm i pamjaftueshëm për atë që pritet sepse serioziteti i këtyre ndryshimeve do verifikohet nga zgjedhjet në terren" tha ai.

Ora 13:30
A do të jetë Vasil Laçi i dytë? Meta: Jam në krye të detyrës (VIDEO)

Nderimi i Vasil Laçit krijoi aludime të shumta për simbolikën që zgjodhi Presidenti Ilir Meta në situatën politike ku ndodhet vendi. Por i pyetur nëse ai do tëjetë një Vasil Laçi i dytë, u shpreh se "Nuk jam këtu për t'iu përgjigjur komenteve tuaja, mesazhet e mia ishin të qarta, në kuadër të 75-vjetorit të clirimit të atdheut, përzgjodha dy figura për të vlerësuar. Përtej cdo aspekti ideologjik, sepse i takojnë ideologjisë kombëtare dhe janë pjesë e krenarisë kombëtare, Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi, i cili i dha mesazhet e tij të qarta dhe prandaj qëndron në përjetësi. Aludimet e tjera janë cështje e juaja, unë jam në krye të detyrës dhe kam bërë të qartë, uroj më të mirën për zhvillimet, por jo cdo gjë varet nga unë. Deri në 2022 do të jem kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës. Kjo është një cështje e padiskutueshme".

Ora 13:28
Meta: 'Zgjedhorja' të mbyllet me konsensus! Po kaloi në mënyrë të njëanshme do e kthej dhe harrojini negociatat (VIDEO)

Presidenti Meta tha se pret nga palët politike të arrijnë një konsensus për reformën zgjedhore dhe se nëse ndodh do ta firmosë menjëherë kodin e ri, por nëse nuk ka konsensus dhe reforma kalon në mënyrë të njëanshme atëherë do e kthejë për rishikim, por nuk mund të bëjë më shumë se kaq. Meta tha se nëse nuk ka konsensus për reformën nuk ka as integrim.

"Ju keni kuptim se çdo të ndodhë me ndryshimet në Kodin zgjedhor. Atëherë duhet të keni të qartë, sikur u kam thënë vjet se nëse nuk do të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse Shqipëria do të ngelë në klasë dhe mori në qafë Maqedoninë. Shpresoj shumë se ka një progres për këshillin polik dhe mesi po pres të duartrokas këtë konsensus. Kudo që të jem do të kthehem menjëherë që të firmosë konsensusin e tyre dhe të lajmërojë të gjithë botën e kjo është një arritje shumë e madhe. Nëse palët nuk bien dakord do të shoh se si do miratohet në mënyrë të njëanshme apo është në përputhje me Kushtetutën, me rekomandimet mundësia ime është veta ta kthejë njëherë për reflektim, por kaq, por se si veprojnë nuk është më në dorën time. Por nëse është me konsensus që të gjithë mezi po e presin dhe dy ditë kanë ngelur por dhe në mënyrë të njëanshme nuk do të habitesha. Nëse kodi nuk miratohet me konsensus zero hapej negociatash me BE, jo deri në zgjedhjet që vijnë por edhe pas zgjedhjeve që vijnë , nja 5 vite të paktën i kemi të humbura. Përgjegjësia është e palëve që bëjnë këto gjëra.", tha Meta

Ora 13:25
Meta: Përpjekjet e mia për të ecur me integrimin u minuan. Nuk merrem më me Tiranën politike, i përkushtohem qytetarëve (VIDEO)

Presidenti Meta tha se përpjekjet e tij për të ecur para me integrim u minuan dhe se tashmë nuk do të merret më me Tiranën Politike por do i përkushtohet qytetarëve.

"Kam bërë përpjekje të qartë për të ecur bashke në procesin e integrimit të Shqipërisë me kërkesat që paraqita javën e kaluar që ta gjente vendin më të bashkua, por këto përpjekje u minuan dhe secili ke të mbajë barrën e veprimeve të tyre. Unë do të kalojë më pak kohë me Tiranë politike dhe do i kushtojë më shumë kohë qytetarëve", tha Meta.

Ora 13:24
Meta: Hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit kombëtar (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta tha se ka rëndë dakors me Europa Nostra që të niset një hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit kombëtar.

"Kam zhvilluar një bashkëbisedim me Europa Nostra që i falenderova për promovimin e ruajtjes së kulturës tonë dhe ramë dakord për hetim ndërkombëtar për shembjen e teatrit dhe vijuar bashkëpunimin dhe për shumë çështje të  tjera me trashëgimin tonë kulturore si pjesë e trashëgimisë europiane", tha Meta. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 30/05/2020 06:29

    Talle b**** se ashtu duhet. E tregon edhe njeher qe ai vend eshte i xanun edhe ti si te tjeret nuk ben perjashtim. Presidente te bej karshillik qeveris je unikal ne bot. HALALL!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 29/05/2020 21:09

    President hajdut kemi.

    Përgjigju
  • Thanoja: 29/05/2020 15:10

    Me pak fjale zgjedhjet ne pranvere, ky nga fundi i vitit jep doreheqje nga president, dhe do futet ne zgjedhje me parti te re. Se lsin se merr dot se i ha veshin ajo

    Përgjigju
  • Thenje me vend !!: 29/05/2020 14:50

    NUK Metern me ne Politiken e Qytatareve . Bravo z.President..une Si Qytatare ,deshiroje qe. Vilat ne Lazert..tju sherbejne Popullit per Mjekesi ,Si Spital apo Qendra Shendetesore per Autizmin..meqe Femijet e Juaj Gezojne Shendet te plote je Studime ne Angli.. Ha mund te kontriboni per Qytararet..

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/05/2020 13:51

    Ik mor hajdut,na u hiq sysh se flliqe gjithçka. Ku i ke provat se kryeministri qe te beri president eshte spiun i Beogradit e moskes apo eshte loja e ndyre qe luani treshe ti kembpleh dhe rroçkarama? Yyyyyyt shemtira.

    Përgjigju
  • FUNDËRINA: 29/05/2020 13:32

    Po hik mor fundërin o ilir floriri po për mega vjedhjet e tua a do bësh hetim kombëtar jo ndërkombtar. E përsa i përket Europa Nostra kujt i plasi bytha për kta kan ndritur Italin kta vëndin e tyre që jan vrar me mijra e kan bër nga krimet më monsturjoze e do na vin ata plera të na dregojn drejtësi o ilir wc e ndyr. Ti nuk harin të kuptosh që je figura më e uryer e kombit o jashqitje.

    Përgjigju
    • The: 29/05/2020 21:11

      Si ka mundesi qe presitenti don remije e hsbitshme po do zoti nuk futet me md politike po ne burg te jspi llogari per cdo te keqe qe i ka bere vendin dhe pastaj me radje td gjithe

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025