Meta: Konsensus bipartizan për
çështjet e zhvillimit ekonomik

Meta: Konsensus bipartizan për<br />çështjet e zhvillimit ekonomik
Lëvizja Socialiste për Integrim lançoi Forumin Ekonomik të drejtuar nga ekspertë të fushës e që do të përgatisë një dokument strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit.

Të pranishëm në promovimin e kësaj nisme ishte Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ekspertë të njohur të ekonomisë si edhe personalitete të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Zhvillimi ekonomik i vendit është një nga sfidat më të mëdha që ka vendi ynë për momentin. Duke qenë e vetëdijshëm për këtë fakt, LSI gjithmonë e orientuar kundrejt rritjes së mirëqenies së shqiptarëve mendon se ka ardhur koha që profesionistët më të mirë të vendit dhe nga jashtë tij, të japin kontributin e tyre për të zhvilluar një plan strategjik dhe të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik në vend.

Për të udhëhequr këtë platformë u zgjodh Maksim Caslli.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij aktiviteti Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pasi falënderoi të gjithë ekspertët dhe personalitet e fushave të ndryshme të shoqërisë civile që i kanë dhënë mbështetje kësaj nisme, u shpreh se eksperiencat e tyre është një aset me shumë vlerë për të cilin politikëbërja veçanërisht në fushën e ekonomisë ka një nevojë të madhe.

I uroj këtij forumi suksese dhe dua të theksoj se çështja e zhvillimit ekonomik të vend është sfida më e madhe për të sotmen dhe të ardhmen e tij. Është koha që për çështjet më madhore të zhvillimit ekonomik të kemi një konsensus bipartizan. Por përpara se të flas politika sipas interesave të ditës, duhet të flasin ekspertët sepse nuk ka më kohë për amatorizëm në çështje që prekin të sotmen dhe akoma më shumë të ardhmen e vendit tonë”, - tha Meta, duke shtuar se vendi ka shumë kapacitete intelektuale që mund të japin ekspertiza të shkëlqyera dhe se ekonomia është përcaktuese për t’u rikthyer besimin të gjithë atyre që shohin mundësinë sot jashtë kufijve të vendit, veçanërisht më të rinjve.

"Prandaj kjo strategji zhvillimi do të ketë në fokus pikërisht rininë, punësimin e saj të qëndrueshëm dhe cilësor. Edhe nga vlerësimet e deritashme dhe të forumit ekonomik, jam bindur se mund dhe duhet të kemi ritme shumë më të larta të rritjes ekonomike. Konkurrueshmëria e ekonomisë sonë duhet forcuar akoma më tej. Eksportet gjithashtu. Raporti eksportit me produktin e brendshëm bruto është nga më të ulëtit në rajon, me rreth 29%, ndërsa fqinjët tanë shkojnë edhe mbi 50%" - theksoi Meta.

Më tej, kryetari i LSI-së tha se politikat fiskale duhet të realizojnë një shpërndarje më të drejtë të peshës së tatimit mbi punën dhe kapitalin, dhe mbi të gjitha, duhet të nxisë dhe inkurajojë më shumë investimet.

“Politikat fiskale infrastruktura, thjeshtësimi i procedurave administrative, por veçanërisht siguria juridike në të bëri biznes, duhet të ketë si qëllim bërjen e Shqipërisë si vendin më të preferuar në rajon për investime. Bujqësia duhet të trajtohet realisht edhe nga ana buxhetore si dega kryesore e ekonomisë dhe sektori me potencialin më të madh për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e bilancit ekspert-import në mënyrë që tregu vendas të furnizohet me produkte cilësore të vendit, dhe njëkohësisht fermerët tanë të jenë përfitues direkt e të ardhurave nga një rritje ekonomike më të lartë”, - vijoi Meta.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së deklaroi se një objektiv madhor i zhvillimit tonë ekonomik do të jetë investimi në kapitalin njerëzor dhe veçanërisht brezat e rinj, duke u garantuar atyre punësim të qëndrueshëm dhe të mirëpaguar në disa kategori shërbimesh si IT, financë, shërbimi administrativ, telekomunikacion, etj.

“Rritja më e madhe ekonomike do të bëj të mundur investime më efikase në sistemin arsimor, dhe shëndetësi dhe shërbime të tjera ndaj qytetarëve tanë. Modeli ynë i zhvillimit do të bazohet në disa parime themelore si shanse për të gjithë, shpërndarje e drejtë dhe solidaritet social veçanërisht për shtresat e pambrojtura. Unë shpresoj dhe besojë se forumi do të ofrojë një vizion të kthjellët për zhvillimin tonë ekonomik në vitet e ardhshme, që të shërbejë si platformë e qëndrueshme zhvillimore” - tha ndër të tjera Kreytari i LSI-së, Ilir Meta.

Ndërsa, drejtuesi i kësaj platforme Maksim Caslli, tha se pas 26 vitesh zhvillimi ne kemi një ekonomi prej dhjetë miliardë eurosh, që rritet 2-3 përqind në vit dhe se vendi ka ende shuam potenciale të pashfrytëzuara.

Duke analizuar Shqipërinë sot, më rezulton se mbas 26 vitesh zhvillimi ne kemi një ekonomi prej dhjetë miliardë euro, që rritet 2-3 përqind në vit. Depozitat e shqiptarëve në banka janë rreth 7 miliardë euro. Kemi një vend që ka shumë potenciale të pashfrytëzuara, veçanërisht në bujqësi dhe turizëm. Kemi një shoqëri të re në moshë dhe një brez rinie mirë të shkolluar dhe shumë ambicioz. Të bindur në objektivin tonë, ne kemi filluar të kristalizojmë një plan sa ambicioz, aq dhe konkret për të bërë të mundur rritjen e përshpejtuar ekonomike, rritjen e eksporteve, që do te sjellin punësim të qëndrueshëm, të mirëpaguar dhe mirëqenie për shqiptarët” - deklaroi z. Caslli, duke shtuar se nismës për përgatitjen e këtij plani i janë bashkuar profesionistë, vendas e të huaj, të cilët kanë krijuar këtë forum, që është i hapur për të gjithë.

“Qëllimi ynë është ndërtimi i një plani të zhvillimit ekonomik, që do të ketë si objektiv dyfishimin e të ardhurave të familjeve shqiptare duke rritur si punësimin ashtu edhe të ardhurat prej tij; ndërtimin e një ekonomie moderne me rritje të qëndrueshme, mbi 6 deri në 7 % në vit; fokusimi në disa sektorë strategjik, të cilët do të përcaktojnë pozicionin konkurrues të ekonomisë shqiptare dhe do të garantojnë rritjen dyfishore të saj; përmirësimi i klimës së biznesit me fokus rritjen e frytshmërisë të iniciativës private, i cili do të jetë motori kryesor i zhvillimit ekonomik; krijimi i kushteve konkrete për thithjen e ekspertizës dhe përvojës së suksesshme të shqiptarëve kudo në botë. Shqipëria dhe ekonomia e saj u takojnë të gjithëve dhe kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të hapur ndaj çdo ideje apo eksperience”- tha ai.

Duke përfunduar, Caslli theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar që është një forcë gjithëpërfshirëse dhe një forcë e cila e mban fjalën dhe di t’i bëjë realitet planet.

Si e tillë, mbështetja e saj dhe veçanërisht e z. Meta për këtë forum është e çmuar dhe na bën optimist për arritjen e objektivave tona. Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri më sot dhe ata që do të kontribuojnë në këtë forum i premtoj të gjithë shqiptarëve se ky forum do të ndihmojë që jeta e tyre të jetë më e mirë”, - deklaroi Caslli.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit