Vetëm pak minuta pasi presidenti Ilir Meta ktheu dekretin e Buxhetit 2019 me pretendimin se duhen reflektuar kërkesat e studentëve (Lexo këtu), ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk është i çuditur nga vendimi i Metës i cili sipas tij erdhi pas prezantimit të kërkesave të LSI në Kuvend, të cilat u rrëzuan nga maxhoranca sot në seancë plenare (Lexo këtu). 

Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!

Edi Rama, kryeministër

Postimi i Ramës në Twitter

Duke iu referuar protestës së studentëve, të cilëve iu është referuar edhe kreu i shtetit në kthimin e dekretit të Buxhetit në Kuvend, Rama thotë se vijon presioni mbi ta, për t'i mbajtur larg dialogut për zgjidhjen e tetë kërkesave të tyre. "Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes", shkruan Rama.