Meta kujton 4 heronjtë e Topanës: Thirrjes së armikut për t'u dorëzuar, ju përgjigjën me plumba

Meta kujton 4 heronjtë e Topanës: Thirrjes së armikut për t'u dorëzuar, ju përgjigjën me plumba

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 4 heronjtë e luftës kundër fashistëve në Topana të Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se: "Thirrjes së armikut për t'u dorëzuar, ata ju përgjigjën me plumba dhe granata, ashtu siç thonë edhe vargjet e popullit 'trimat lindin po kurrë nuk vdesin, plumbat në gjoks i presin dhe vatanin nuk e shesin'.

Më tej Meta shkruan se heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t'iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane.

"Përdhesë e vogël në Topana,

Kish mure kallamash, po u bë kala…"

Si sot, 78 vjet më parë, në 18 tetor 1942, Topana, një nga lagjet më antifashiste të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashiste.

Rreth 400 milicë fashistë e bashkëpunëtorë të tyre, të informuar nga spiunë e tradhëtarë, kishin rrethuar në pabesi shtëpinë e Murat Lamçes, ku strehoshin katër të rinjtë antifashistë, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi.

Thirrjes së armikut për t'u dorëzuar, ata ju përgjigjën me plumba dhe granata, ashtu siç thonë edhe vargjet e popullit "trimat lindin po kurrë nuk vdesin, plumbat në gjoks i presin dhe vatanin nuk e shesin".

Të katër ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ-it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizmin deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri.

Heroizmi i tyre i gdhendur fort në memorien e Vlorës trime e të mbarë kombit shqiptar, do kujtohet gjithmonë me nderim e respekt, edhe si detyrim moral, për t’i përjetësuar dhe ngritur më lart kujtimin e veprën e tyre.

Betejat heroike të Tre Heronjve të Shkodrës, të Vojo Kushit dhe shokëve të Tij në Tiranë dhe të Katër Heronjve në qytetin e Vlorës ishin dëshmia më e madhe e atdhedashurisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit.

Populli i Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, për orë të tëra pa heroizmin dhe trimërinë e të rinjve antifashistë për të sakrifikuar dhe jetën në emër të Lirisë dhe Dinjitetit Kombëtar.

Gjaku i tyre nuk shkoi dëm!

Heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t'iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane.

I përjetshëm kujtimi i Heronjve të Popullit, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi! Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut!" shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 19/10/2020 09:30

    Te cilet i spiunoi Namik Xhefa

    Përgjigju
  • Shqipja: 18/10/2020 16:05

    Eshte nder kujtimiiheronjve ,sidomos i 4 heronjve dhe atyre te luftes,per Vloren e heroizmit...e meritonim nje nder te tille nga Presidenti..flm

    Përgjigju
  • Bac Runaj: 18/10/2020 11:55

    I paharruar qofte kujtimi tyre

    Përgjigju
  • linda: 18/10/2020 10:36

    Korrigjoni titullin i thone Topana eshte mbiemer e jo Topanës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/U dëmtua nga një makineri, gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari

Durrës/U dëmtua nga një makineri, gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari