Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka kujtuar 90-vjetorin e vdekjes së albanologut Milan Šufflay.

Ai shkruan se albanologu Šufflay sakrifikoi jetën për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe lashtësisë të shqiptarëve.

“Një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë!”, shkruan Meta.