Meta: Kuvendi në mbështetje
të institucioneve të pavarura

Meta: Kuvendi në mbështetje<br />të institucioneve të pavarura
TIRANË - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një pritje me përfaqësues të institucioneve të pavarura në Shqipëri. Duke folur para tyre, Meta tha se, "Kuvendi është në mbështetje të institucioneve, respektimin e Kushtetutës".

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryeministri, Edi Rama, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, krerë të Institucioneve të Pavarura në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.
 
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe u uroj mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, mbajti edhe një fjalë të rastit.
 
“Si Kryetar i Kuvendit dua të falënderoj të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e institucioneve të pavarura për praninë në këtë pritje me rastin e hapjes së legjislaturës së tetë të Kuvendit. Më lejoni t’iu uroj suksese të gjithë juve në këtë fillimviti për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive tuaja shumë të rëndësishme, tha fillimisht Meta.
 
“Me këtë rast dua t’iu siguroj edhe një herë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë dhe të pakursimtë të Kuvendit për veprimtarinë tuaj. Ky bashkëpunim është i domosdoshëm për përmbushjen e objektivave madhore që i kemi vënë vetes për forcimin shtetit të së drejtës dhe ligjshmërisë, për reformat e thella ekonomike dhe progresit të axhendës sonë integruese”, deklaroi Meta.
 
Kryetari i Kuvendit u shpreh se para së gjithash detyrë madhore mbetet respektimi i Kushtetutës. “Parimi themelor i saj, kontrolli dhe balanca e pushteteve, është një parim i artë që konsolidon stabilitetin dhe vazhdimësinë institucioneve që kontrollon raportet mes pushteteve dhe garanton pavarësinë e tyre”.
 
“Sot shtrohet si një nevojë përsosja e marrëdhënieve të deritanishme si dhe krijimi i një marrëdhënie cilësisht të re dhe pozitive në çdo institucion dhe mes pushteteve të ndara dhe të pavarura në vend. Veprimtaria e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura duhet të mbështetet fort mbi ligjet dhe mbi zbatimin e tyre”, vijoi ai.
 
Meta e vuri theksin te rritja e profesionalizmit dhe pavarësisë që sipas tij duhet të jetë një kërkesë e vazhdueshme në mbështetje të reformave duke pasur si model standardet më të mira të partnerëve tanë euro-atlantik.
 
“Të gjithë institucionet që ne përfaqësojmë duke nisur që nga Kuvendi i Shqipërisë duhet të jenë të përpiktë, të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, duhet të jetë modele të respektimi të ligji dhe të modeleve demokratike, shtoi Kryetari i Kuvendit. Vetëm kështu do të mund të çojmë përpara axhendën tonë kombëtare të integrimit nëpërmjet reformave që përmirësojnë të sotmen dhe garantojnë të nesërmen e vendit si dhe i japin atij më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri”, tha Meta gjatë fjalës së tij.
 
“Kuvendi dhe komisionet parlamentare kanë vullnetin e plotë për të bashkëpunuar me ju për reformat ligjore dhe procesin e përafrimit te legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian si një mjet që do të ndihmojë institucionet tuaja për të arritur standarde më të larta ndërkombëtare dhe për të qenë më efikas në ushtrimin e funksioneve”, deklaroi Meta.
 
Sakaq, Meta foli edhe për buxhetin e miratuar vetëm pak javë më parë, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë e të gjitha komisioneve parlamentare, Kuvendit dhe Këshillit të Miinstrave ndaj kërkesave të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese.
 
“Edhe pse buxheti nuk është asnjëherë ai që do të donim për burimet financiare në dispozicion shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin dhe ndjeshmërinë që komisionet parlamentare, Këshilli i Ministrave dhe vetë Kuvendi dëshmuan ndaj kërkesave të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese, duke garantuar një mbështetje më të madhe financiare për to si një element thelbësor i rritjes së vazhdueshme të pavarësisë reale të tyre.
 
Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë sesion të ri dhe në këtë legjislaturë, Kuvendi do të duhet të jetë një forcë e rëndësishme lëvizëse në veçanti për dy reforma jashtëzakonisht të rëndësishme për të cilat vendi ka nevojë jetike”, theksoi Kryetari i Kuvendit.
 
Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal tek reforma administrativo- territoriale dhe reforma në drejtësi.
 
“Është e vonuar koha për realizimin e reformës administrative territoriale, që do të përmirësonte thelbësisht cilësinë e pushtetit vendor e që do ta bënte atë shumë efikas dhe të aftë për planifikim strategjik të politikave zhvillimore. Ajo ofron mundësi të jashtëzakonshme për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore ekonomike dhe natyrore në nivel vendor. Ndaj edhe përshëndes iniciativë e depozituar sot në Kuvend nga mazhoranca për krijimin e komisionit bipartizan për këtë qëllim”, theksoi Kryetari i Kuvendit.
 
“Së dyti reforma në drejtësi. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që është edhe sfida jonë kryesore edhe në procesin e integrimit. Qytetari i sotëm dhe i nesërm evropian shqiptar k nevojë për një drejtësi evropiane. Aty është edhe themeli i shëndoshjes së shoqërisë ekonomisë dhe sigurisë së jetës, pronës dhe rendit në vend, vijoi ai.
 
Transparenca dhe gjithëpërfshirja jam i bindur do të jenë kushtet e domosdoshme për suksesin e përbashkët për realizimin e këtyre reformave të mbështetura dhe të pranuara nga e gjithë shoqëria jonë.
 
Progresi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit do të jetë i mundur dhe i garantuar duke zbatuar plotësisht parimet e shtetit të së drejtës duke rritur frymën e bashkëpunimit në respekt dhe në zbatim të ligjit dhe duke vendosur të gjithë së bashku interesin kombëtar e publik mbi çdo interes tjetër të çastit. Kjo është një sfidë dhe unë jam i bindur se ne do ta fitojmë atë të gjithë së bashku”, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
tues etj".
 
“Çuarjen para të reformës për integrimin e vendit. Kuvendi dhe komisionet parlamentare kanë vullnetin e plotë për të bashkëpunuar me ju.
 
Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2014 por edhe pse buxheti nuk mjafton, Kuvendi i plotësoi institucionet e pavarura duke garantuar mbështetje për ta”, tha Meta.
 
“Duhet të bëhen reforma të rëndësishme. Së pari reforma territoriale që është e vonuar. Kjo reformë do të sillte një menaxhin më të mirë të burimeve natyrore dhe prandaj e përshëndes iniciatën e mazhorancës për një komision bipartizan.
 
E dyta është dhe reforma në drejtësi. Vendi ka nevojë për një drejtësi europiane siç janë edhe qytetarët”, theksoi kreu i Kuvendit gjatë fjalës së tij, në pritjen e bërë për përfaqësuesit e institucioneve të pavarura në vend.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor