Presidenti Ilir Meta pas tubimit mbrëmjen e djeshme sot ka nisur falenderimet. Në një postim në Facebook, Meta falenderon themeluesin e gazetës Illyria në New York për mesazhin e tij, në atë që kreu i shtetit e cilëson si uraganin kuqezi, që sapo ka fillua. Por në postim Presidenti ka 'luajtur' sërish me flamurin amerikan, që e ka përdorur në postim përmes ikonave. Mbrëmë Meta përdori flamurin amerikan në protestë, ndërsa ambasadorja e SHBA-së u distancua.

"Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, patriotin e jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, themelues i gazetës Illyria në New York, biznesmen e humanist i shquar, për mesazhin e tij të solidaritetit me kauzën e drejtë mbarëkombëtare dhe Uraganin Kuqezi që sapo ka filluar. Kombi ynë ndihet krenar për diasporën shqiptare, në veçanti për vëllezërit dhe motrat tanë në SHBA, që ashtu si Harry janë bashkuar me Pranverën Kuqezi dhe kurdoherë kanë qenë në ballë të mbrojtjes së Atdheut, e përpjekjeve për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe Shqipërinë si e gjithë Europa" shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta