Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjete sociale vijon me sulme për atë që ai e quan si shpopullim të vendit, duke iu referuar kështu largimit të qytetarëve jashtë vendit.

Duke e shoqëruar me një tabelë të dhënash, kreu i shtetit thekson se borxhi për frymë rritet, ndërsa të ardhurat ulen. Ndërkaq shton se është koha për politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, pasi sipas tij lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin.

“Ndërsa borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin”, shkruan Meta.

1610728889_13906034136849657882163343778191784280667893o.jpg