Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të hënën me sipërmarrës shqiptarë, anëtarë të Parlamentit Evropian të Sipërmarrjeve, shprehu angazhimin e parlamentit për të qënë në dispozicion të biznesit shqiptar.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendit, Meta theksoi se mbështetja për sipërmarrësit shqiptarë është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe rritjen e punësimit. Ai siguroi biznesin se do të ketë mbështetjen e plotë të Kuvendit në këtë përfaqësim, për të ndërtuar një axhendë të përbashkët në mënyrë që të mbështetet edhe më mirë sipërmarrja shqiptare.
Kryetari i Kuvendit nënvizoi se sipërmarrja shqiptare duhet t'i paraprijë standardeve evropiane të sipërmarrjes në funksionimin e ligjit dhe të drejtësisë, të ekonomisë së tregut e klimës së biznesit, në mënyrë që Shqipëria falë edhe rritjes së mëtejshme të sipërmarrjes sonë dhe arritjes së standardeve evropiane prej saj, të arrijë sa më shpejtë të bëhet anëtare e denjë e Bashkimit Evropian. Meta u shpreh besimplotë në bashkëpunimin me sipërmarrësit shqiptarë, si dhe në eksperiencën e tyre.
Duke marrë fjalën gjatë takimit, Nikolin Jaka shprehu vlerësimin e tij për kontributin që Kuvendi dhe kryetari Meta i japin sipërmarrjes shqiptare. Po ashtu Jaka tha se duhen iniciativa për dialog dhe partneritet të qëndrueshëm publik-privat. /ATSH/
/Shqiptarja.com